Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Ju kujtohet Redondo? Djali i tij Federico ka karakteristikat e tij e është në shënjestër të Milan

Lapsi.al 24 January 2024
Ju kujtohet Redondo? Djali i tij Federico ka karakteristikat e tij e
Një tjetër Redondo te Milani? Krejtësisht e mundshme. Po, sepse kuqezinjtë nuk kanë reshtur kurrë së ndjekuri djalin e tij Federico, që nga Fernando i famshëm ka marrë pozicionin në fushë. Redondo madhështinë e tij e pati me Real Madrid, por luajti edhe me Milan (2000-2004). Pak paraqitje me fanellën e kuqezinjve (dëmtimet e shumta e penalizuan) por mjaftueshëm për të lënë gjurmë në mendjet e tifozëve të Djallit. Tifozë që tani janë shumë të magjepsur nga ideja për të parë djalin e tij të pare në Milanello. E duket se për transferimin e Redondo ka diçka më shumë sesa një sugjerim i thjeshtë. Emri i Federico, i lindur në vitin 2002 te Argentinos Juniors, është i pranishëm në listën e ngushtë të dyshes Furlani-Moncada. Por cilat janë karakteristikat e tij? Ai është një playmaker, i talentuar me cilësi dhe vision. Pikërisht ajo që i mungon në letër skuadrës së teknikut Pioli, e privuar nga një metronom i vërtetë përpara mbrojtjes. Megjithatë, ai nuk ka gjasa të shfaqet menjëherë në Milano. Argjentinasit do të preferonin ta shesin atë vetëm në verë. Vlerësimi i 21-vjeçarit, i cili prej disa kohësh është në ambjentin e Albiceleste, është rreth 12 milionë euro. Operacioni Redondo është i realizueshëm, por është e nevojshme të paraprihet konkurrenca.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI