Flash

Një polic për arbitër: UEFA i beson Shqipëri-Çeki Danny Makkelie

Lapsi.al 9 October 2023
Një polic për arbitër: UEFA i beson Shqipëri-Çeki

Danny Makkelie, 40-vjeçari holandez me profesion polic, nuk toleron protestat, madje është i ashpër edhe në dhënien e kartonave. Pikërisht një kockë e fortë si ai është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar sfidën vendimtare Shqipëri-Republikë Çeke, që do të luhet të enjten në “Arenën Kombëtare”. Autoritar në fushë, bilbili holandez nuk mund t'i shpëtonte kontestimeve. Ndër rastet më flagrante janë gafat në ndeshjen hapëse në Euro 2020 Itali-Turqi, por edhe në gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës.

KARTONAT, PA KURSIM

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ku dy skuadrat kërkojnë të marrin fitoren, UEFA ka menduar të sjellë një emër të të gjithë respektit në arbitrim. E megjithë prestigjin që ka, Makkelie nuk është fare tolerant. Në vitin 2014, në një ndeshje të kampionatit holandez mes Den Hag dhe Feynord, Makkelie tregoi 13 kartona, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer. Nëse dikush mund ta konsiderojë rastësi, atëherë vjen e dhëna tjetër. Në Euro 2020, Danny Makkelie ka arbitruar 4 ndeshje, me 14 kartona të verdhë në total.

PRECEDENTI

Danny Makkelie nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Më datë 5 shtator të vitit 2021, në kualifikuest e Kupës së Botës, holandezi arbitroi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Sfida përfundoi 1-0 me golin e Armando Brojës. Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries nga Holanda.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI