Flash

United në krizë, Arturo Vidal kupton problemin: "Ten Hag gaboi me CR7. Tullacët janë të komplikuar"

Lapsi.al 25 September 2023
United në krizë, Arturo Vidal kupton problemin: "Ten Hag gaboi me

Manchester United vuan dhe të gjithë kërkojnë shkaqet e një situatë të tillë. Vetë tekniku i Red Devils, Erik ten Hag, është limituar të thotë se "në këtë moment cdo gjë na rrotullohet kundër, por duhet të vazhdojmë përpara". Është e kotë të fshihesh pas fjalëve, sepse në këtë pikë të gjithë kujtojnë se holandezi largoi nga Old Trafford një si Cristiano Ronaldo. Për disa ishte vendimi i duhur për tu marrë, por për të tjerë jo. Një prej tyre është Arturo Vidal.

Kiliani ka dashur të komentojë marrëdhënien mes Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo vitin e kaluar te Manchester United. Për Arturo Vidal shkaku i një situate të tillë në klub i ka rrënjët në atë vendim: "Ai trajner hyri keq në atë ambjent. Si mund të mendosh të përjashtosh një si Cristiano Ronaldo? Disa njerëz janë të tillë, kjo është arsyeja përse ndonjëherë trajnerët që mbërrijnë bëjnë një rrëmujë të madhe. E tmerrshme. Nuk e di si arsyetojnë: të shesësh Cristiano Ronaldo? Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe ata e largojnë. Tullacët janë shumë të komplikuar (duke iu referuar edhe marrëdhënies së tij të vështirë me Jorge Sampaolin te Flamengo, red.)”.

Lexo më tej: "Ronaldo refuzoi të futjen në fushë": Ten Hag sqaron ngjarjen dhe e degdis të stërvitet me të rinjtë

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI