Flash

"Stop futbollit profesionist në Holandë". Van Basten drastik: merret vendimi për skandalin në Ajax-Feyenoord

Lapsi.al 25 September 2023
"Stop futbollit profesionist në Holandë". Van Basten

Marco Van Basten ka komentuar atë që ndodhi gjatë “Klassieker” holandez, më saktë trazirat që shpërthyen kur Feyenoord po fitonte 3-0 ndaj Ajax. Ish-kampioni i Milan nuk i mori gjërat lehtë dhe i intervistuar në Ziggo TV, propozoi një zgjidhje drastike.

"Të vjen gati të thuash: ndaloni futbollin profesionist në Holandë. Ta ndalojmë e kaq. Po, e them seriozisht, sepse çdo herë ka diçka. Ky ishte një veprim i qëllimshëm. Njerëzit e bënë atë qëllimisht. Ata kanë një qëllim për këtë - nënvizoi "mjellma e Utrecht" -. Ndeshja, më e rëndësishmja në Holandë, është ndërprerë, po tani? Nuk është e drejtë. Nëse nuk mund të sillemi normalisht në stadiume, ndoshta duhet të ndalojmë së luajturi. Me sa duket nuk është e mundur. Jo, stadiumet bosh nuk janë një opsion, e kemi parë që nuk ka të bëjë fare me futbollin gjatë periudhës së koronavirus", tha Van Basten.

Ndeshja, e ndërprerë në minutën e 55' pas hedhjes së shumë objekteve në fushë, do të rifillojë pasditen e së mërkurës së 27 shtatorit. Amsterdam Arena në atë rast do të jetë me dyer të mbyllura, siç njoftuan vetë "Shigjetarët".

Lexo më tej: Video/ Luftime e tymuese në Ajax-Feyenoord: 'Klassieker' u ndërpre, tifozët vendas shkatërrojnë stadiumin

VENDIMI PËR NDESHJEN

"Pjesa e mbetur e ndeshjes Eredivisie Ajax-Feyenoord do të luhet pa publik të mërkurën më 27 shtator (nga ora 14:00). Kjo u vendos nga komiteti profesional i garave të futbollit (KNVB, ECV dhe CED) të hënën. Ajax-Feyenoord u ndërpre të dielën pas 55 minutash lojë, për shkak se dy herë nga tribuna u hodhën fishekzjarret në fushë. Pas ndërprerjes, komisioni profesional i garave të futbollit përcaktoi si vijon. Parimi themelor është që gara të jetë sa më e drejtë dhe prandaj preferohet që një ndeshje të vendoset në fushë. Prandaj ndeshja duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ora është caktuar në konsultim me komunën e Amsterdamit. Kjo do të thotë se ndeshja Ajax – FC Volendam, e planifikuar për të mërkurën më 27 shtator, do të shtyhet për kohë më vonë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI