Flash

Video/ Vlahovic shpëton Juventus ndaj Bolonjës: hapi i parë fals për Allegrin

Lapsi.al 27 August 2023
Video/ Vlahovic shpëton Juventus ndaj Bolonjës: hapi i parë fals

Përfundon 1-1 ndeshja në Allianz mes Juventus e Bologna, për javën e dytë të Serie A. Bardhezinjtë vuajtën shumë në pjesën e parë dhe u ndëshkuan në minutën e 24' nga Ferguson. Në pjesën e dytë, skuadra e Allegri reagoi e udhëhequr nga Vlahovic. Serbi fillimisht pa t'i anulohet goli i 1-1, nga një pozicion jashtë loje i Rabiot. Më pas, numri 9 shënoi me kokë, 10 minuta nga fundi, falë një asisti nga zëvendësuesi Iling Jr. Allegri shmang humbjen, por ngec në hapin e parë të gabuar të sezonit.

JUVENTUS - BOLOGNA 1-1

Një goditje me kokë e Dusan Vlahovic shpëton kështu Juventus dhe i pengon bardhezinjtë të humbasin në shtëpi kundër Bolonjës. Goli i dytë në dy ndeshje për serbin, e mund të ishin tre (goli kundër kuqebluve u anulua pas një kontrolli në Var). Skuadra e Massimiliano Allegri arrin kështu të barazojë golin fillestar të Ferguson, që i dhuron pikën e parë të kampionatit emilianëve.

Lexo më tej: Olivier Giroud i mbyll derën Brojës te Milan: "Në sulm jemi mirë kështu, por unë nuk jam drejtori sportiv"

Në fillim Juventus ishte pothuaj i njëjtë në formacion, në krahasim me 3-0 e Udines. Megjithatë në pjesën e parë ritmi dhe shanset ishin të ndryshme. Përveç një kthese të bukur nga Vlahovic, një goditje diagonale të devijuar nga Ëeah, skuadra e Thiago Motta kishte shanset më të mira. Nëse Ndoye humbi mundësinë e avantazhit të mundshëm (22'), dy minuta më vonë Ferguson nuk fali dhe Bolonja ngriu 38 mijë të pranishmit e Allianz Stadium. Skocezi, i liruar nga një veprim i shkëlqyer i Zirkzee mes të pasigurtëve Bremer dhe Alex Sandro, mundi qetësisht Perin. Në pjesën e dytë Allegri provoi me Pogba, në debutimin sezonal e Iling Jr. Anglezi krosoi në mënyrë perfekte për golin e barazimit të Vlahovic.

FIORENTINA-LECCE 2-2

Fitorja e Fiorentinës u shua në mënyrën më të bujshme, pasi e kishte mbyllur pjesën e parë me dy gola avantazh. Violat dukeshin se kishin kontrollin total të ndeshjes, pas golave të Nico Gonzalez (3') dhe Duncan (24'). Në pjesën e dytë, megjithatë, Lecce reagoi dhe gjeti një tjetër rikthim, që vlen 2-2 në Franchi. Golat salentinë mbajnë firmën e Rafia (48') dhe qendërsulmuesit të ri të verdhekuqve, Krstovic (75'), që shënoi në në debutimin e tij në Serie A.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI