Flash

Video/ Rodri ngjit City në krye të Premier: në 2-1 ndaj Sheffield protagonist edhe Haaland

Lapsi.al 27 August 2023
Video/ Rodri ngjit City në krye të Premier: në 2-1 ndaj Sheffield

Vetëm një ekip është në krye të Premier League dhe ai është Manchester City i Juanma Lillos, që zëvendëson teknikun Guardiola pas operacionit në shpinë. Citizens marrin fitoren e tretë në tre ndeshje, duke mposhtur Sheffield United 2-1. Haaland humbi një penallti, por shënoi pastaj golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62'. Bogle barazoi, duke trembur jo pak City (84'), por golin e fitores e shënoi Rodri në minutën e 88'. Në ndeshjen tjetër, Aston Villa fitoi 3-1 ndaj Burnley.

SHEFFIELD UNITED-MANCHESTER CITY 1-2

Nuk ndalet Manchester City, që nuk ndërpret ecurinë e pamposhtur, por bën fitore tre në tre dhe kryeson i vetëm Premier League. Mposhtet 2-1 Sheffield United, edhe pse në pankinën e Citizens ishte Juanma Lillo e jo Guardiola. Megjithatë, konceptet e lojës ishin të njëjta, me zotërim asfiksues të topit dhe intensitet të madh. Man City sulmonte dhe Sheffield u mbrojt në të gjithë fushën. Aké iu anulua goli i hapjes për një pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 27' Foderingham ishte vendimtar duke shmangur golin e Julian Alvarez. Argjentinasi fitoi një penallti në minutën e 35', por Haaland goditi shtyllën. Gabimi i katërt nga pika e bardhë në karrierë për norvegjezin.

Lexo më tej: City, Guardiola operohet me urgjencë në shpinë: skuadra i besohet Juanma Lillo

E megjithë ai korigjoi gjithcka në pjesën e dytë. Në minutën e 62', Grealish krosoi për sulmuesin që shënoi me kokë, për golin e tretë në tre ndeshje këtë Premier League. Në fund, Citizens ulën ritmin dhe përfitoi Sheffield, që barazoi në minutën e 84'. Ecuria e pathyeshmërisë së Ederson në Premier League u ndërpre nga Jayden Bogle, i cili përfitoi nga naiviteti i Walker duke bërë 1-1. Megjithatë, katër minuta më vonë, Rodri mbylli historinë duke heshtur Bramall Lane me një të majtë fantastike. Manchester City fitoi 2-1, duke udhëhequr tashmë i vetëm në Premier League, si skuadra e vetme me pikë të plota. Sheffield mbetet i fundit me zero pikë, bashkë me Burnley, Luton dhe Everton.

BURNLEY-ASTON VILLA 1-3

Fitore e vlefshme jashtë fushe për Aston Villa, që mposhti Burnley me 3-1 dhe ngjitet në tabelë, në Premier League. Villans nisin menjëherë fuqishëm dhe shpërblehen pas tetë minutash. Watkins gjeti Cash në shtyllën e largët me polakun që bëri 1-0. Në minutën e 20' Aston Villa dyfishoi sërish me Matty Cash, i shërbyer nga Diaby. Muzika ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë, me Clarets që ngushtuan diferencën. Gudmundsson bëri spond me kokë dhe Lyle Foster shënoi 2-1. Ishte një gëzim kalimtar, sepse në minutën e 61' erdhi trisi i Aston Villa me Moussa Diaby. Nuk ka befasi të tjera dhe Aston Villa feston një fitore të çmuar jashtë fushe. 3-1 ndaj Burnley, i fundit me zero pikë në dy ndeshje. Nga ana tjetër Villians ngjiten në 6 pikë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI