Flash

Tronditet bota e Wrestling: ish-kampioni i WWE Bray Wyatt humb jetën vetëm 36 vjeç

Lapsi.al 25 August 2023
Tronditet bota e Wrestling: ish-kampioni i WWE Bray Wyatt humb jetën
Bray Wyatt, i lindur në Windham Rotunda, superylli i WWE, ku ishte edhe kampion në vitin 2017, ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare. Një humbje e papritur dhe që ka tronditur botën e Wrestling.

BRAY WYATT NDAHET NGA JETA PAPRITUR

Vdekja e Wyatt u njoftua në mediat sociale përmes një mesazhi të postuar në Twitter nga ish-wrestleri amerikan Paul Michael Levesque, i njohur më mirë si Triple H: "Sapo mora një telefonatë nga Hall of Fame i WWE. Mike Rotunda (babai i Bray red ) na informoi për lajmin tragjik se anëtari i përjetshëm i familjes WWE, Windham Rotunda – i njohur gjithashtu si Bray Wyatt – ndërroi jetë papritur sot”, thuhet në postim. Triple H më pas kërkoi të respektohet privatësia e të dashurve të wrestlerit: "Mendimet tona janë me familjen e tij dhe kërkojmë nga të gjithë që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment".

SHKAKU I VDEKJES SË BRAY WYATT

Gazetari i Fightful.com Sean Ross Sapp ndau më shumë informacione rreth shkakut të vdekjes. “Më është dhënë leja të zbuloj se në fillim të këtij viti Windham Rotunda (Bray Wyatt) ishte sëmurë me Covid. E kjo i kishte shkaktuar atij një problem me zemrën”, thuhet në Twitter. "Që atëherë, ishin bërë përparime të konsiderueshëm përsa i përket kthimit dhe shërimit të tij. Por, për fat të keq, sot ai pati një atak në zemër dhe ndërroi jetë". Wyatt ka lënë pas ish-gruan e tij, Samantha Rotunda dhe dy vajzat e tyre. Si dhe partneren e tij të re, JoJo Offerman, me të cilën ka pasur dy fëmijë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI