Flash

Salah drejt Arabisë Saudite, Liverpool vërsulet te Chiesa: Juventus rrit çmimin

Lapsi.al 25 August 2023
Salah drejt Arabisë Saudite, Liverpool vërsulet te Chiesa: Juventus

Salah është një hap larg Al Ittihad dhe Liverpool është gati të trokasë në dyert e Juventus. Ditët e fundit të merkatos mund të jenë të nxehta në aksin Jeddah-Liverpool-Torino. Por një devijim mund të çojë edhe në Madrid. Po, sepse me dritën e gjelbër të Momo Salah për transferimin në Arabinë Saudite, Reds janë fokusuar sërish te Federico Chiesa. Italiani, për Klopp, është zëvendësuesi ideal për egjiptianin. Por Zonja e Vjetër nuk dorëzohet, i reziston avancimeve të Reds dhe kërkon të paktën 60 milionë për xhevahirin e tyre. Kërkesa sigurisht nuk do të ishte problem nëse Liverpool do të arkëtonte 115 milionë euro, të ofruara nga sauditët për transferimin e Salah. E Juve “shpëtimin” e sheh te Morata.

Bumi i merkatos së çmendur të Arabisë Saudite mund ta çojë Mohamed Salah te Al Ittihad i Benzema, Kanté dhe Fabinho. Egjiptiani, sipas asaj që raportohet, i ka çantat në dorë. Për të një pagesë stratosferike prej 200 milionë euro për tre vjet. Për Liverpool një propozim prej 115 milionësh, po ende jo në tavolinën zyrtare të Reds. Klopp ishte i sigurt: "Asgjë nuk ka mbërritur për Momo, por nëse do të arrinte diçka, përgjigja do të ishte jo. Salah është 100% i përkushtuar ndaj Liverpool dhe nuk ka asgjë për të folur." Por milionat arabe janë joshëse dhe mund të riinvestohen në treg për të gjetur një zëvendësues. E në Anfield identikiti për zëvendësuesin e mundshëm të Salah është i qartë: Federico Chiesa.

Lexo më tej:E bujshme, Al Ittihad pranë firmës me Salah: Liverpool do të arkëtojë 100 milionë euro

TË PREFERUARIT E KLOPP

26 vjecari bardhezi është në listën e emrave të preferuar nga Reds, bashkë me Sané të Bayern Munich dhe Adeyemi të Borussia Dortmund. Por Chiesa është i preferuari, një talent që Klopp do të dëshironte në skuadër për të rritur normën teknike të skuadrës së tij. Një lojtar i kërkuar vazhdimisht nga Liverpool sezonet e fundit. Por Zonja e Vjetër ka mundur t'i rezistojë mbajtjes së xhevahirit ligur. Kërkesa e klubit të Juventusit për Chiesa është 60 milionë, as një euro më pak, dhe Reds po e mendojnë. Pasi të mblidhen 115 milionët nga Arabia, në fakt Liverpool do të kishte likuiditetin e nevojshëm për të fundosur goditjen.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI