Flash

"Faleminderit Zotit që ekziston VAR": Zekic ndihet me fat, pas humbjes në Astana që mund të ishte goleadë

Lapsi.al 24 August 2023
"Faleminderit Zotit që ekziston VAR": Zekic ndihet me fat, pas

"Astana na vuri nën shumë trysni, sulmoi në mënyrë të rrezikshme. Po, unë mund të them se sot ishte një rezultat i mirë për ne". I sinqertë tekniku i Partizanit, Zoran Zekic, pas 1-0 në vajtjen e playoff, në transfertën e Kazakistan. Të kuqtë shpëtuan mirë me një gol, sepse tre herë VAR ndërhyri për t'i shpëtuar nga nisja e topit nga mesi i fushës. E kroati nuk heziton ta pranojë, me një ikonike : Faleminderit Zotit që ekziston VAR".

Zekic i kthehet pastaj ndeshjes, që nuk ishte ajo që duhej sidomos në 45 minutat e para. Në fakt, të kuqtë ishin shumë të tërhequr në kontraste dhe lejonin kazakët të bënin ctë donin me topin. "Kishte probleme të dukshme në pjesën e parë. Por skuadra shpreson që rezultati do të jetë më i mirë në Tiranë".

Lexo më tej: Video/ Astana shënon katër herë, tre i anullohen: Partizani i falet VAR-it, por kthimi është i vështirë

Zekic megjithatë nuk heq dorë nga ëndërra për të shkuar në grupet e Conference League për herë të parë në historinë e Partizanit: "Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë, ndaj nuk do flas për përqindjet apo shanset që kemi. Unë mund të them se Astana është kundërshtari më serioz ndaj të cilit kemi luajtur në kompeticionin europian. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të kem në dispozicion edhe ata lojtarë që janë të dëmtuar aktualisht".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI