Flash

Video/ Struga ndalet nga trarët, Duro mundet në shtëpi dhe komplikon kualifikimin: rezultate befasuese në playoff

Lapsi.al 24 August 2023
Video/ Struga ndalet nga trarët, Duro mundet në shtëpi dhe
Kishte optimizëm, shumë ndoshta, por këtë herë në mes u përfshi edhe fati. E fatkeqësisht ai nuk ishte në anën e të besuarve të Shpëtim Duros. Struga është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Breidablik në stadiumin e Ohrit, në ndeshjen e parë të playoff të Conference League. Vendosi goli i shënuar në minutën e 35' nga Gunlaugson. Kampionët e Maqedonisë tentuar të rikuperojnë, por u ndalën nga shtylla e traversa. Tani misioni bëhet i vështirë, por jo i pamundur, sepse Struga duhet të shkojë të fitojë në Islandë. Që nuk ishte pasditja e duhur u kuptua më mirë në të 28' kur goli i Shabanit u anulua për një prekje me dorë. Gunlaugson pastaj e bëri të përpjetë ndeshjen, duke realizuar 1-0 në minutën e 35'. Në pjesën e dytë, në shtesë madje, Struga mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Vangjel Zguros. Nuk kanë munguar goleadat në vajtjen e playoff të Conference League, por edhe rezultatet befasuese. Ferencvaros shkatërroi 0-4 Zalgiris, ndërsa bën zhurmë 5-0 me të cilën Nordsjaelland bëri copë copë Partizanin e Beogradit. Edhe Maccabi Haifa (4-1 Celje) e Fenerbahce (5-1 Twente) mund të festojnë që tani kualifikimin. Besiktas, që eliminoi Tiranën në raundin e dytë, fitoi ndaj Dinamo Kiev 2-3 me asistin final të Rashicës. Në Vienë rrëzohet edhe Fiorentina, që zëvendësoi në turne Juventus, e mundur 1-0 nga Rapid. Lexo më tej: Video/ Astana shënon katër herë, tre i anullohen: Partizani i falet VAR-it, por kthimi është i vështirë

Europa Conference League Qualification

FC Astana 1-0 Partizani Tobol Kostanay 1-2 Viktoria Plzen FK Struga 0-1 Breidablik Zalgiris Vilnius 0-4 Ferencvaros FC Nordsjaelland 5-0 Partizan Beograd Dynamo Kyiv 2-3 Besiktas FCV Farul Constanta 2-1 HJK Helsinki Fenerbahce 5-1 FC Twente Levski Sofia 1-1 Eintracht Frankfurt Maccabi Tel Aviv 4-1 NK Celje Rapid Wien 1-0 Fiorentina Sepsi OSK 2-2 Bodo/Glimt FC Midtjylland 3-3 Legia Warszawa Genk 2-1 Adana Demirspor Gent 2-0 APOEL Nicosia Lille 2-1 Rijeka

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI