Flash

E pagoi për ti prishur kontratën një vit më parë, Inter firmos sërish me Sanchez: "I karikuar si gjithnjë"

Lapsi.al 25 August 2023
E pagoi për ti prishur kontratën një vit më parë, Inter

Nga Lukaku te Scamacca, duke kaluar nga Morata dhe Balogun. Inter i ndoqi të gjithë me kujdes, por në fund iu desh të kthehej te tandemi 34-vjeçar i përbërë nga Arnautovic dhe Alexis Sanchez. Pasi mbërriti në Linate mbrëmjen e djeshme, kiliani iu nënshtrua testeve mjekësore me zikaltrit mëngjesin e sotëm. El Niño shkoi në Coni rreth mesditës. E prisnin aty rreth njëzet tifozë, që cilët shfrytëzuan rastin për të bërë një selfie dhe për të përshëndetur sulmuesin duke i treguar mbështetjen e tyre.

Pasdite Sanchez do të shkojë në selinë qendrore për të nënshkruar me Inter, vetëm një vit pas dëmshpërblimit të rëndësishëm që mori për të ndërprerë kontratën e tij me Inter në verën e vitit 2022. Kiliani rikthehet pas një sezoni pozitiv në Francë me Marseille: 18 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet.

Lexo më tej: Kthehet pas 13 vjetësh, tifozët e presin si një prej tyre. Inter zyrtarizon Arnautovic: "Këtu për trofe e gola"

Lojtari i lindur në vitin 1988 do të marrë një pagë prej rreth 3 milionë neto, katër më pak se sa ishte rënë dakord gjatë parantezës së tij të parë në Milano. Në skuadrën e teknikut Inzaghi, Sanchez do të marrë vendin e liruar nga Correa, i cili nga ana e tij shkoi në huazim te Olympique Marseille.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI