Flash

Video/ Skënderbeu befasues e Vllaznia 'e pritshme': dy 'fytyrat' e startit të kampionatit

Lapsi.al 27 August 2023
Video/ Skënderbeu befasues e Vllaznia 'e pritshme': dy

Kategoria Superiore nisi, me befasi e pritshmëri. Pikërisht kështu, sepse për ta bërë të duket i paparashikueshëm ka menduar Skënderbeu. Një pushtim i Egnatia Arena me një gol që zbriti rrogozhinasit me këmbë në tokë, sic duket ende me jehonën e rezistencës ndaj Inter. Pastaj ishte Vllaznia, që shkeli 3-1 mbi Kukësin, pavarësisht se iu desh një penallti për ta zgjidhur.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/balaj.mp4"][/video]

Tifozët kanë të nevojë të besojnë në rezultate si ai i Skënderbeut. Sepse me një pjesë të mirë të skuadrave në krizë, duket se ndonjë e ka siguruar rënien që tani. Kemi skuadra që vazhdojnë bëjnë merkato, edhe pse kampionati nisi, pikërisht nga problemet që kanë. Kukësi nuk mund të bënte dot më shumë, sidomos në Loro Borici, si e pranon edhe vetë tekniku Rrahman Hallaçi: “Duke ditur që në skuadër janë afruar shumë lojtarë, kemi marrë shumë në prove. Jemi munduar të rregullojmë skuadrën dhe mendoj që kemi bërë diçka të mirë gjatë këtyre muajve. Kanë ardhur disa nga jashtë, mendoj se ndoshta nuk kanë CV të pasur, por kanë treguar vlera, edhe disa të tjerë".

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/kukesi.mp4"][/video]

Vllaznia, skeptike për shumë në Shkodër, mbështetet të paktën në një projekt. Fitues apo jo mbetet për tu parë, por është një skuadër që jep garanci. Të tillë e sheh edhe Migen Memelli, që nuk entuziazmohet nga fitorja e parë në javën e parë: “Duke qenë se është ndeshja e parë, ky trepikësh rrit moralin e skuadrës. Kampionati ka një melodi tjetër, ju e patë çfarë ndodhi në Rrogozhinë, ku pretendentët e Egnatias u mposhtën nga Skënderbeu. Të gjitha skuadrat dinë të luajnë futboll. Kukësi ishte i vendosur mirë në fushën e lojës. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Nuk ka nevojë për eufori të madhe".

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/stojanovic.mp4"][/video]

MIRË SE ERDHE SKËNDERBE!

Skënderbeu pastaj është tjetër histori. Për nostalgjikët është hapi i parë drejt rikthimit të skuadrës që bëri histori, për të tjerë është një e dhënë se ky kampionat do të ketë edhe befasi të bukura. Egnatia pretendente e financuar dhe e përforcuar u dorëzua në shtëpi 0-1, të surprizuar nga lojtarët e Gvozdenovic. Vendosi Juri, që çoroditi gjithnjë mbrojtjen rrogozhinase para se të mposhtte Sherrin. Komplimente edhe prapavijës së bardhekuqve, që bllokuan dy si Dëamena-Kasa.

Sot janë dy ndeshje të tjera, me derbin nëse mund të thuhet ende kështu Dinamo-Tirana. Blutë hiqen si ekip sheikësh, kanë ndryshuar emrin Dinamo City, logon, duke fshirë me një vendim biznesi një histori të tërë. Tirana në anën tjetër nuk është nga ato që impresionohen, as nga Besiktas, e jo me nga një ndryshim emri.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI