Flash

Video/ Gjashtë gola për një pikë: asnjë fitues në Laç, rikthim i madh i Erzenit me Kahrimanovic

Lapsi.al 27 August 2023
Video/ Gjashtë gola për një pikë: asnjë fitues në

Laçi e Erzeni ndahen me një 3-3 zbavitës, por që natyrisht ka lënë shije shumë më të hidhur te vendasit. Kurbinasit me dy gola avantazh panë të arrihen dy minuta nga fundi, nga goli i Kahrimanovic. Të besuarit e Nicës u dukën tonikë, por nuk zgjatën deri në fund. Shijakasit e Deliallisit insistuan deri në fund me Mihana e Kahrimanovic, që lejuan Erzenin të dalë me një pikë në debutim.

Favoritë në letër, Laçi kaloi i pari në avantazh në minutën e 17’ me Sobovalen. Bardhezinjtë u dukën të organizuar dhe në gjendje të mbanin larg rreziqet. Nuk ishte kështu, sepse Mihana riktheu baraspeshën me një gol spektakolar. Një gol që vlen shumë për moralin, por edhe që nxiti vendasit të shtyhen përpara. Kështu, në minutën e 30’ Barjamaj kaloi sërish në avantazh kurbinasit, duke i cuar në pushim në 2-1.

Nica kërkoi ngë të tijtë sigurinë dhe bardhezinjtë nuk e ulën ritmin, duke synuar golin e tretë. E në fakt, në minutën e 62' Ujka shënoi golin e tretë, duke festuar në mënyrën më të mirë 25 vjetorin. Ndoshta Laci e mendoi të fituar më shpejt se duhet ndeshjen, por shumë hapësirë e inisiativë iu la Kahrimanovic. Nga këmbët e numrit 10 kaloinin aksionet më të rrezikshme të Erzenit. Shijakasit e kuptuan se mund të bënin dicka dhe Mihana kompletoi dygolëshin e tij në të 81', përpara se Kahrimanovic me penallti të siguronte barazimin dy minuta nga fundi.

LAÇI 3-3 ERZENI

[video width="792" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/laci-1.mp4"][/video]

[video width="792" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/erzeni-1.mp4"][/video]

[video width="792" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/laci-2.mp4"][/video]

[video width="480" height="272" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/laci-3.mp4"][/video]

[video width="744" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/erzeni-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI