Flash

Video/ Nunez përmbys Newcastle me dy gola në fund: Liverpool pushton St James Park me 10 lojtarë

Lapsi.al 27 August 2023
Video/ Nunez përmbys Newcastle me dy gola në fund: Liverpool pushton

Befasi e rëndë për djemtë e teknikut Howe, që u përmbysën në fund nga Liverpool i Klopp, fitues 2-1 në St James' Park. Reds në disavantazh numerik që nga minuta e 28' për shkak të përjashtimit të Van Dijk, arritën të barazojnë e më pas të marrin tre pikët ndaj Newcastle me dygolëshin e Nunez që hyri në fushë si zëvendësues.

Trajneri gjerman u mbështet te Endo dhe në tridhëmbëshin Diaz-Gakpo-Salah nga minuta e parë. Vendasit nuk ndryshuan asgjë në formacion nga ndeshja e kaluar. Fillimi ishte mjaft i balancuar, me Magpies që tentuan nga distanca me Gordon. Liverpool shkoi pranë golin me Diaz, që nuk gjeti devijimin fitues. Në minutën e 25' Salah bëri një pasim mbrapa drejt Alexander-Arnold, i cili nuk e kontrolloi si duhet. Mbrojtësi, në mënyrë sensacionale, i hapi rrugën Gordon që mposhti Alisson. Pak sekonda më vonë u ndëshkua me karton të kuq edhe Van Dijk. Holandezi bëri një faull si lojtar i fundit ndaj Isak. Nëse Liverpool mbeti në lojë, ishte falë portierit brazilian që në minutën e 36', bëri një pritje fantastike në goditjen e paraguajanit Almiron.

Lexo më tej: Video/ Rodri ngjit City në krye të Premier: në 2-1 ndaj Sheffield protagonist edhe Haaland

'URAGANI' NUNEZ

Në pjesën e dytë Magpies vazhdojnë të koleksionojnë raste me Almiron e Joelinton. Atëherë, Klopp fut në fushë Elliott dhe Jota për t'i dhënë freski skuadrës së tij, por gjithsesi ishin vendasit të rrezikshëm. Driblim brilant i numrit 24 dhe me Alisson të mundur, në ndihmë Reds i vjen shtylla. Në minutën e 77' hyn Nunez dhe ndryshoi loja. Katër minuta u deshën për golin e barazimit. Botman ndërpreu pasimin e Jota, por topi shkoi te uruguajani që shënoi golin e 1-1. Nunez përsëriti veten në minutën e 93', kur shënoi edhe golin e fitores në një aksion pothuajse fotokopje, me asist të Salah. Kështu Liverpooli ngjitet në 7 pikë, ndërsa bardhezinjtë e Newcastle mbeten në 3.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI