Flash

Video/ Pesë gola e tre penallti, Tirana thyen Dinamon në derbi: humbja e parë për Di Biaggio

Lapsi.al 27 August 2023
Video/ Pesë gola e tre penallti, Tirana thyen Dinamon në derbi:

Prapashtesa City në emrin e Dinamos nuk mjafton për të frikësuar Tiranën. Bardheblutë imponohen 2-3 me përmbysje në Elbasan Arenën në një ndeshje të vendosur nga tre penallti. Hasani në minutën e 90' i shkaktoi teknikut Di Biaggio humbjen në debutim. Tirana e Shehit jep, ndërkohë, sinjalin e parë për kampionatin.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/dinamo-1.mp4"][/video]

Me uniformën e paprecedentë dinamovite, të besuarit e teknikut Di Biaggio me bojëqiellin e City Group, patën impaktin më të mirë me ndeshjen. Tirana, ajo që u pa edhe kundër Besiktas, zbriti në fushë me qetësinë e zakonshme. E të besuarit e Orges Shehit nuk e humbën as kur pësuan disavantazhin e Kaçorrit. Sulmuesi shënoi në minutën e 24', duke entuziazmuar teknikun italian në pankinë. Bardheblutë sidoqoftë nuk u shpërbënë dhe u përgjigjen me Hilën, që barazoi shifrat pas 5 minutash.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/tirana-1.mp4"][/video]

TRE PENALLTITË QË VENDOSËN DERBIN

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat menduan se mund ta fitonin ndeshjen, pas matjes së forcave në 45 të parat. Vetëm se protagonist këtë herë u bë VAR, që akordoi dy penallti në krahe të kundërta. Prekja me dorë e Hoxhallarit në devijimin me kokë të Kaçorrit në minutën e 59', i dha mundësinë Denison të kalonte për së dyti përpara Dinamon. Por situata u përsërit në zonën e kundërt dhe këtë herë Xhaja tregoi pikën e bardhë për Tiranën. Latifi nuk gaboi, edhe pse Rexhepi e gjeti krahun e goditjes.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/dinamo-2.mp4"][/video]

Në fund, me dy skuadrat të shtrira e me lodhjen që kishte bërë të veten, sinjalizohet edhe penalltia e tretë. Tirana këtë hera ia besoi Hasanit 11 metërshin në minutën e 90 dhe Këpuca e artë e sezonit të kaluar nuk gaboi, duke siguruar fitoren 3-2 të skuadrës së tij.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/tirana-2.mp4"][/video]

Tirana e nis me fitore kampionatin dhe bën të sajën derbin e parë të kryeqytetit. Dinamo, nga ana tjetër, duhet të presë për të treguar madhështinë e projektit që pretendon. E para nuk ishte e keqe, por humbja nuk bën asnjëherë punë.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/tirana-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI