Lexo më tej: Messi udhëron, Libertadores bindet: ndryshim rregullash "për ta bërë ta fitojë”
Debutim me gol për Lionel Messi me fanellën e Inter Miami. Në stadiumin Dvr Pnk në Fort Lauderdale, “Pleshti” firmosi golin e fitores për amerikanët kundër meksikanëve të Cruz Azul. Kështu, ka shkuar si duhet debutimi në Leagues Cup, sfida mes skuadrave meksikane dhe Mls për një vend direkt në Concacaf Champions League. Goli që vulosi rezultatin 2-1 erdhi në minutën e 94’ me një goditje dënimi magjike nga Messi. “E pashë golin, e dija se duhej të shënoja. Ishte aksioni i fundit i ndeshjes dhe doja të shënoja”, tha shtatë herë fituesi i Topit të Artë pas ndeshjes.
The moment Lionel Messi scored the winning goal for Inter Miami FC. pic.twitter.com/4r8cnrY7mG
— YabaLeftOnline (@yabaleftonline) July 22, 2023