Flash

"Vetëm për 1 milionë euro": Dwamena i pashitshëm, Egnatia refuzon të gjitha ofertat

Lapsi.al 25 July 2023
"Vetëm për 1 milionë euro": Dwamena i pashitshëm,

Raphael Dwamena ishte impresionues edhe në ndeshjen e dytë të raundit të parë të Conference League kundër Ararat Armenia. Sulmuesi ganez e mbylli sfidën e dyfishtë me armenët me 3 gola të shënuar. Pa harruar shumë raste të krijuara dhe një "panenka" nga ato që mbahen mend, sidomos në këtë nivel të kompeticionit. E kuptueshme që ofertat për 29 vjeçarin kanë vërshuar në tryezën e presidentit te Egnatias, Demrozi. Sidoqoftë, numri 1 i klubit ka kthyer mbrapsht çdo avancë të klubeve të huaja për talismanin e tij.

Oferta nga Dubai, Arabia Saudite dhe Polonia nuk e kanë kaluar 550 mijë euro dhe Demrozi dhe cmimet që i janë ofruar e kanë lënë indiferent. Numri 1 i Egnatias e konsideron praktikisht të pashitshëm Dwamena. Rreth ganezit ai kërkon të ndërtojë skuadrën me objektiva të mëdha, por nëse vjen një propozim milioner atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Lexo më tej: Video/ Dwamena shënon në minutën e 97': goli i parë europian i Egnatias vlen barazimin në Armeni

1 milionë euro, në fakt, Demrozi i ka vendosur si barrier e pakalueshme. Në të vërtetë ai nuk dëshiron të privohet nga një lojtar të aftë ta bëjë skuadrën të fitojë ndeshjet. Sipas asaj që mësohet një propozim ka ardhur edhe nga Italia, por janë tërhequr kur kanë mësuar se lojtari luan me defibrilator. Përtej Adriatikut kjo e pengon sulmuesin të marrë aftësinë sportive. Në këtë pikë, Dwamena është e sigurtë se do të luajë në Rrogozhinë edhe sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI