Flash

Sergio Rico, portieri i PSG që u shkel nga kali, sërish në operacion: duhet hequr një aneurizëm

Lapsi.al 25 July 2023
Sergio Rico, portieri i PSG që u shkel nga kali, sërish në

Problemet shëndetësore nuk kanë përfunduar për portierin e PSG-së, Sergio Rico, pavarësisht daljes nga koma. Ai duhet të operohet sërish për shkak të një aneurizme, një ënjtjeje jonormale në muret e një ene gjaku, e cila mund të çojë në çarjen e saj. Operacioni do të kryhet javën e ardhshme, siç konfirmuan mjekët e spitalit Virgen del Rocío në Sevilje. Pikërisht aty futbollisti spanjoll ndodhet i shtruar që prej 28 majit, kur pësoi një traumë kraniocerebrale pas rënies nga kali gjatë pelegrinazhit në El Rocío. Rikuperimi po shkon mirë dhe Sergio Rico madje mund të kthehet të luajë.

Ndaj, do t'i duhet të presë edhe disa ditë portierit Sergio Rico para se të largohet nga spitali. Pas një kalvari të gjatë, duket se më në fund ai do të kthehet në shtëpi, ku e pret dashuria e familjes dhe të afërmve. Natyrisht edhe një rikuperim i gjatë, me një shans të shkëlqyer që të mund të rikthehet të luajë përsëri.

Lexo më tej: 20 kg më pak e minus 30% masë muskulore: mesazhi i parë prekës i Sergio Rico pas rizgjimit

Të paktën sipas Dr. David Pérez, shef i Shërbimit Nurologjik të Spitalit Universitar 12 de Octubre dhe President i Shoqatës së Neurologjisë së Madridit: "Portieri ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë dhe për këtë arsye u desh të futej në koma. Një mënyrë që të ishte më i qetë dhe të shmangte komplikacionet - tha ai në një intervistë për Marca -. Pas asaj kome, pacientët zakonisht e marrin veten nga kjo situatë, mjaft të mos ketë dëmtime neurologjike, që në këtë rast nuk duket se janë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI