Flash

Video/ Ishin vërtetë 4 mace: episodi i pabesueshëm në ndeshjen mes Santos e Botafogo

Lapsi.al 24 July 2023
Video/ Ishin vërtetë 4 mace: episodi i pabesueshëm në
Ndeshja e kampionatit mes Santos dhe Botafogo hyri në histori për një episod të çuditshëm që ndodhi gjatë zhvillimit të ndeshjes. Santos e Botafogo, dy klubet braziliane, luajtën me dyer të mbyllura në Estadio Urbano Caldeira sipas dispozitave të kampionatit brazilian. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme përveç se ishin vërtet 4 mace për të parë ndeshjen mes dy skuadrave historike braziliane. Macet janë inkuadruar nga kameramani teksa po shijonin ndeshjen, të relaksuara dhe të shtrira në tribuna. Videoja u bë shpejt virale. Lexo më tej: I mbyllur për 48 vjet, misteri i dollapit të Pelè në stadiumin e Santos: brenda tij një objekt sekret 4 macet patën fatin të dëshmojnë një ndeshje të bukur që përfundoi 2-2. Santos kaloi në avantazh falë dygolëshit të shënuar nga Marcos Leonardo. Sulmues i ri ka rënë në sytë e klubeve europiane dhe shpesh është përafruar me Lazion. Botafogo e riktheu ekuilibrin në minutën e 84' dhe 87' duke "ngrirë" macet, që ndoshta mbështesnin vendasit e Santos. Tifozë në stadium nuk kishte, po felinë që pëlqenin futbollin po. E një futboll të bukur. Një ndeshje që do të hyjë në histori. E që, më në fund, dha provat se “4 macet e famshme” ekzistojnë vërtet.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI