Flash

Shorti në Nyon i shtron rrugën Partizanit, jo dhe aq Tiranës: në raundin e tretë, të kuqtë gjejnë rivalë modestë

Lapsi.al 24 July 2023
Shorti në Nyon i shtron rrugën Partizanit, jo dhe aq Tiranës:

Partizani e Tirana janë dy skuadrat e vetme shqiptare që vazhdojnë rrugëtimin në Conference League. Tani dy kryeqytetaset kanë njohur edhe kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në raundin e tretë të kompeticionit. Në fakt, në Nyon, goglat kanë qenë të favorshme për të kuqtë, diçka më pak për bardheblutë.

Për Partizanin një rrugë e shtruar drejt playoff, sepse edhe në raundin e dytë skuadra e Zekic do të luajë ndaj një rivali të thjeshtë në letër. Nesër në orën 17.00 Partizani do të luajë kundër Atletic Escaldes në Andorra. Nëse në sfidën e dyfishtë, Zekic e lojtarët e tij kualifikohen, do të ndeshen në raundin e tretë me fituesin e sfidës Tre Penne-Valmiera. Cilido qoftë fituesi, të dy janë kundërshtarë në dukje të lehtë. Tre Penne është skuadra e kampionatit të San Marinos, ndërsa Valmiera është skuadër letoneze.

Lexo më tej: Koeficient dhe arkëtim, ja çfarë luan Partizani në Andorra: programi i të kuqve ndaj Atletic Escaldes

Nga ana tjetër për bardheblutë nuk mund të thuhet e njëjta gjë, edhe sepse në raundin e dytë Orges Shehi e të tijtë duhet të luajnë me Besiktas. Pengesa e madhe e bardhebluve është pikërisht gjiganti turk. Por nëse, Tirana e bën mrekullinë duke eliminuar Besiktas, atëherë përballë do të ketë fituesin e sfidës FK Željezničar-Neftchi Baku. Si sarajevasit ashtu dhe azerët janë kundërshtarë që mund të hapin probleme. Gjithsesi, në Nyon, Tirana shpëtoi mirë pa rënë nga shiu në breshër, sepse evitoi përplasjen me Hajduk Split. Sfidat e turit të tretë të Conference League do të luhen më 10 gusht. Ndërsa takimet e kthimit janë programuar më 17 gusht.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI