Flash

'Armiku' i papritur i Bayern për Harry Kane: PSG lëviz në hije për anglezin, nëse ikën Mbappe

Lapsi.al 24 July 2023
'Armiku' i papritur i Bayern për Harry Kane: PSG lëviz

Këto janë ditë shumë të nxehta për të ardhmen e Harry Kane. Bayern Munich prej javësh po i bën presion Tottenham për të marrë kapitenin e kombëtares angleze në Bundesligë. Negociatat janë në një gjendje të avancuar, por për momentin akoma larg mbylljes. Spurs kërkojnë 100 milionë euro për ta lënë të largohet, pavarësisht se kontrata skadon në 2024. Ndërsa bavarezët nuk kanë shkuar përtej 70, pikërisht për këtë arsye. Sipas asaj që bën të ditur Relevo, në orët e fundit ka avancuar interesin Paris Sait Germain. Klubi parisien tani për tani po lëviz në hije, por sondazhet janë bërë më të vendosur. Kane është në krye të listës së dëshirave në rast të lamtumirës së Kylian Mbappé.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, gruaja e sulmuesit të Tottenham është parë tashmë në Mynih, ku është interesuar për tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo madje ka vizituar edhe disa shkolla për fëmijët e saj. Sidoqoftë, distanca mes dy klubeve për çmimin e kartonit, nuk lejon ende që marrëveshja të konsiderohet e mbyllur. Në këtë pikë, për të filluar ankandin dhe për t'i vënë realisht pengesën Bayern Munich, alternativa e vetme e PSG është të heqë qafe Mbappé.

Lexo më tej: Bayern Munich insiston për Kane: Tottenham i habit me propozimin e çmendur

Interesi i Al-Khelaifi për Kane është dëshmi e mëtejshme se PSG po synon profile të ndryshme. Shumë gjëra, në fakt, varen nga zgjedhja e Kylian Mbappe. Nëse sulmuesi do të pranonte propozimin stratosferik të Al Hilal, në atë moment Real Madrid mund të hidhte sytë më konkretisht për serbin e Juventus Dusan Vlahovic. Mes bavarezëve e parisienëve sidoqoftë është e pashmangshme një betejë në merkato. Me pak fjalë, dominoja e sulmuesve vazhdon të jetë gati për të filluar. Por për momentin të gjitha kutitë mbeten në vendin e tyre.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI