TË GJITHË ME MARCOS ANTONIO
Lazio mban anën e Marcos Antonio, i cili dje i është përgjigjur në Tëitter me stil postimit diskriminues të një ultrasi. Ai konsideroi se me shitjen e radhës, Lazio do të kthehet të ketë "një skuadër pa lojtarë me ngjyrë”. "Marcos, beteja jote kundër racizmit është edhe e jona. I gjithë S.S. Lazio është me ty. Ka vetëm një fjalë për atë koment që është rezultat i pafytyrësisë: turp", shkroi në Twitter klubi bardhekaltër këtë mëngjes. Veçanërisht janë pëlqyer fjalët që vetë Marcos Antonio i kishte drejtuar autorit të postimit: "Është e pabesueshme dhe e papranueshme që në ditët e sotme duhet të lexojmë ende këtë lloj situate. Pra, dije se nuk do të më lëkundësh fare. Koka ime do të jetë gjithmonë lart dhe e etur për të luftuar kundër kësaj marrëzie".Tutta la S.S. Lazio è orgogliosa di avere in squadra Marcos Antonio pic.twitter.com/FIrn7XXQ7V
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 22, 2023