MANOVRAT E BAYERN PËR SULMIN
Nuk është sekret që Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi të ri. Dëshira e parë e Tuchel është Harry Kane, por Tottenham ka ngritur murin si zakonisht dhe largimi i kapitenit duket i komplikuar. Në radarin bavarez ka hyrë edhe Dusan Vlahovic, por serbi nuk është opsioni i parë i tyre. Bavarezët testuan për një kohë edhe situatën e Osimhen, por kërkesa e Napolit i trembi. Lexo më tej: Nga roja te pastruesit, Manè i kujton të gjithë: dhurata e tij për punonjësit e Liverpool është unike Nga ana tjetër, për sulmuesin senegalez po flitet me këmbëngulje nga Arabia Saudite. Por ai nuk duket aspak i bindur për destinacionin. Mané po bën gjithçka që është e mundur për të bindur Tuchelin që të vërë sërish bast tek ai sezonin e ardhshëm.???? Sadio Mané on the German media: "You kill me every day and you want me to talk to you now?" (Source: @_kochmaximilian) pic.twitter.com/hopqMMtfLp
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 24, 2023