Flash

Anglezët bëhen komunitarë në Itali: FIGC merr vendimin që lehtëson Milan, Juve e Roma

Lapsi.al 26 July 2023
Anglezët bëhen komunitarë në Itali: FIGC merr vendimin

Tashmë është zyrtare. Duke filluar nga sezoni 2023/24, futbollistët me nënshtetësi të Mbretërisë së Bashkuar nuk do të konsiderohen më si jo komunitarë. Ky vendim u miratua nga Këshilli i FIGC, me kërkesë të Lega Serie A, duke modifikuar komunikatën zyrtare për shtyp të datës 1 qershor. Në pikën G, që i referohej vetëm lojtarëve zviceranë, tani është bërë ndryshimi si më poshtë. "Futbollistët me shtetësi zvicerane dhe britanike janë të barasvlefshëm me të gjitha efektet me ato komunitarë. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me sezonin futbollistik 2023/2024".

Ky modifikim mund të ndryshojë në mënyrë drastike strategjitë e merkatos së disa klubeve të Serie A. Milan, për shembull, do të jetë në gjendje të regjistrojë një lojtar tjetër jo-komunitar pas Chukwueze. Sepse tashmë te kuqezinjtë është liruar hapësira që kishte zënë anglezi Loftus-Cheek. Anglezi është regjistruar saktësisht në sezonin futbollistik 2023/24.

Lexo më tej: Një amerikan në San Siro, Pulisic prezantohet te Milan: "Shumë i lumtur që jam këtu"

Me këtë vendim të FIGC, Juventus ka të lirë vendin e lënë bosh nga Iling Jr, Roma atë të Smalling e Abraham. Lazio, për të dhënë një shembull tjetër, ka në shënjestër rusin Zakharyan dhe anglezin Hudson-Odoi. Duke qenë se ky i fundit barazohet me një futbollist komunitar, klubi bardhekaltër mund t'i regjistrojë të dy.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI