Flash

Delegacioni i Al-Hilal në Paris për të bindur Mbappé: PSG gati të thotë po

Lapsi.al 26 July 2023
Delegacioni i Al-Hilal në Paris për të bindur Mbappé: PSG

Lajmi për ofertën shokuese të Al-Hilal prej 300 milionë euro për Paris Saint Germain dhe ajo akoma më e bujshme prej mbi 700 milionë në vit për Kylian Mbappé vazhdon të bëjë zhurmë. Refuzimi “zyrtar” i sulmuesit francez dukej se kishte qetësuar shpirtrat e nxehtë të arabëve. Por nuk është kështu. Arabët nuk janë dorëzuar aspak përballë refuzimit të parë. Ata janë ende të bindur se do të mund ta bindin 24-vjeçarin të fluturojë drejt Saudi Pro League, të paktën për një sezon. Për këtë arsye, një delegacion i Al-Hilal ka mbërritur në Paris, me miliona arsye të vlefshme për ta shtyrë sulmuesin të ndryshojë mendje…

Al-Hilal nuk ndalet në refuzimin e parë të Mbappè, përkundrazi. Klubi është gati të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion për të bindur francezin të pranojë ofertën e tyre shumë bujare dhe të fluturojë drejt Arabisë. Paratë, tani për tani, duket se nuk e kanë lëkundur pozicionin e 24-vjeçarit. Drejtuesit e klubit saudit janë zyrtarisht në Paris për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e Filipe Malcom. Por siç raporton L'Equipe, ata do përpiqen të bëjnë një bisedë me sulmuesin, që nuk ka shkuar me PSG në turnen në Japoni.

Lexo më tej: Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: "Më mirë një vit në pankinë"

Sauditët janë të sigurt se duke folur personalisht me francezin, do të jenë në gjendje ta bindin të bënte një prapaktheu sensacionale. Një lëvizje, që në fakt do të prishte ekuilibrin e futbollit botëror.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI