Flash

Adriano, tifozi 'i pandreqshëm' i Inter: vuri bast 2 mijë euro për fitoren e Champions

Lapsi.al 7 June 2023
Adriano, tifozi 'i pandreqshëm' i Inter: vuri bast 2 mijë
Adriano nuk e ka harruar kurrë Inter dhe ngjyrat zikaltër i ka në zemër. E për ta vërtetuar këtë, ai futi duart në portofolin e tij. Përmes profilit të tij në Instagram, Perandori bëri të ditur se kishte vënë bast rreth dy mijë euro për fitoren e zikaltërve në finalen e Champions League kundër Manchester City. Nëse basti i tij është fitues, Perandori do të sigurojë rreth 14,000 euro. Një arsye më shumë për të mbështetur skuadrën e Simone Inzaghi në Stamboll.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Adriano ka qenë një Perandor i vërtetë në fushë. Pasi vari këpucët në gozhdë, mes jetës së shthurur e telasheve me alkoolin, ish-qendërsulmuesi i Inter nisi një aventurë të re në botën e futbollit. Këtë herë jashtë kuadratit të lojës. Adriano është drejtori i ri i shitjeve të Adidas në Brazile e do të marrë pjesë në koordinimin e eventeve për prezantimin e uniformave të reja të Flamengo e San Paolo, skuadra në të cilat ka milituar. Lexo më tej: Video/ Shikoni reagimin emocionues të Adrianos: njoftohet se është pjesë e Walk of fame në Maracanà Larg nga fushat prej kohësh, Adriano është bërë me shpejtësi një ikonë me postimet e tij në Instagram. E kjo e pati shtyrë Adidas t'i ofrojë këtë mundësi në një terren plotësisht të panjohur. I pari event me Adrianon të impenjuar në rolin e tij të ri u mbajt në San Paolo.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI