Flash

Nga Spanja vjen akuza: "UEFA ka kërcënuar Juventus për Super League, ka prova"

Lapsi.al 7 June 2023
Nga Spanja vjen akuza: "UEFA ka kërcënuar Juventus për Super

Pas hapit prapa të Juventus në Super League, nga Spanja mbërrijnë të dhëna të reja që rrisin tensionin dhe hedhin më shumë benzinë në zjarr. Sipas raporteve të AS, letra e klubit bardhezi drejtuar Barçës dhe Real në lidhje me braktisjen e mundshme të projektit ka një shkak. Në fakt, ky veprim ka ardhur pas presionit shumë të fortë nga UEFA. “Super League dhe A22 do të ndërmarrin veprime në gjykatë kundër asaj që ata e konsiderojnë abuzim ndaj një prej anëtarëve të saj. Juventus u urdhërua nga UEFA të flasë për braktisjen e projektit nën kërcënime dhe detyrime”, pretendon gazeta iberike. Ata citojnë burime të A22 Sports Menagement: “Ka prova të pakundërshtueshme dhe të pangatërrueshme, që do të paraqiten para gjyqtarit të Gjykatës Provinciale të Madridit dhe Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian”.

AKUZAT NDAJ UEFA-s

E kjo nuk është e gjitha, pavarësisht mohimit të Juventus në deklaratën e tij zyrtare për shtyp. I njëjti burim i A22, shoqëria që promovon Super League, i ka cilësuar si të "papranueshme" presionet ndaj të cilave i është nënshtruar Juventus. Ata specifikojnë se bardhezinjtë do të rrezikonin "të përjashtoheshin nga garat europiane për tre vjet nëse nuk deklaronin qëllimin e tyre për të braktisur projektin e Super League”.

Lexo më tej: Lamtumirë Super League, Juventus i komunikon Barça e Real daljen nga projekti: “Na kërcënon UEFA”

Një akuzë shumë e rëndë për UEFA-n, e cila tashmë rrezikon të zvarritet në gjyq nga klubet themeluese. “Super League dhe A22 kanë besim se Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, një institucion që meriton respektin maksimal, do të zgjidhë procedure. Në mënyrë që ekipet evropiane dhe futbolli në përgjithësi të mund të punojnë në paqe dhe liri”, përfundon AS. E përditshmja spanjolle, sqaron sërish pozicionin e klubeve themeluese, duke lënë të kuptohet për beteja të reja ligjore mbi çështjen.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI