Flash

“Milinkovic-Savic, akord me Juven, Lotito i tërbuar me Taren”: zbulohet prapaskena e largimit të shqiptarit

Lapsi.al 6 June 2023
“Milinkovic-Savic, akord me Juven, Lotito i tërbuar me Taren”:

Lazio e mbylli sezonin në vendin e dytë, falë mbi të gjitha Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic që tërhoqën skuadrën në zonën Champions. E ardhmja e të dyve, megjithatë, është në dyshim. E veçanërisht mesfushori serb tani duket i destinuar të thotë lamtumirë. Kontrata e tij skadon brenda një viti, por ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë me një klub tjetër që në janar. Sipas ekspertit të merkatos së transferimeve, Alfredo Pedullà, hipoteza e rinovimit me Lazion duhet të përjashtohet. Sepse Milinkovic Savic tashmë ka një marrëveshje me Juventus.

Me këtë histori ka të bëjë edhe lamtumira e Igli Tare, i cili u largua nga Lazio pas 18 vitesh. Sipas Il Messaggero, drejtori sportiv shqiptar e kishte këshilluar presidentin Lotito ta shiste më herët. Numri 1 i klubit ndërkohë pretendonte se ishte i lumtur që nuk e kishte "shitur lirë". Për më tepër, Tare është një mik i ngushtë i menaxherit të lojtarit Kezman. E Lotito mendon se të dy janë marrë vesh për të larguar mesfushorin nga bardhekaltrit. Kontradikta të vogla e të mëdha të cilat, me përplasjet edhe me teknikun Sarri, janë kthyer në male të pakapërcyeshme. Përfundimi: thyerje e marrëdhënieve mes palëve.

AKORDI ME JUVENTUS

Pedullà shkruan për një marrëveshje me bardhezinjtë që në nëntor, përpara se Juventus të përfshihej nga hetimi Prisma. Diçka ka ndryshuar? Nuk duket dhe madje Il Messaggero flet për një marrëveshje për pagën 6 milionë neto në sezon. Praktikisht dyfishi i asaj që merr serbi te Lazio. Pengesë mbetet Lotito i cili kërkon 35-40 milionë për ta lënë të largohet në verë. Por Kezman po i tërheq fijet, i fotë në këtë marrëveshje, për të ulur kërkesat në 25 milionë. Presidenti kryeqytetas është i bindur se mund ta bindë Milinkovic Savic të rinovojë. E dëshiron të bëjë një përpjekje të fundit duke folur me të ballë për ballë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI