Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Përshëndetja e fundit e Benzema për Real: "Do të doja ta mbyllja këtu, faleminderit Ancelotti"

Lapsi.al 6 June 2023
Përshëndetja e fundit e Benzema për Real: "Do të doja
"Me të vërtetë dhemb, është një ditë e trishtuar. Doja ta përfundoja karrierën time te Real Madrid. Por ndonjëherë jeta të jep mundësi të tjera". Karim Benzema përshëndet Blancos pas 14 vitesh dhe 25 trofesh të fituar. Francezi u shoqërua në konferencën e fundit për shtyp si merengues nga presidenti Florentino Perez. "Nuk do ta harroj kurrë Real, klubin më të mirë në histori. Klubin ku bëra realitet ëndrrën time të fëmijërisë. Por ishte koha për t'u larguar", shtoi sulmuesi francez. Benzema, më pas, falënderoi bashkëlojtarët e tij, vetë presidentin dhe trajneri Ancelotti: "Ti më besove menjëherë. Mësova shumë me ty". “Sot po largohet një nga futbollistët më të jashtëzakonshëm në historinë tonë - ishte konsiderata e Perez për Benzema –. Të kemi parë të bësh gjëra të pabesueshme me fanellën tonë. Dhe kjo është diçka që ne madrilenët nuk do ta harrojmë kurrë. Arritë këtu thuajse fëmijë dhe po bëhesh një nga mitet tona të mëdha. Legjenda jote do të zgjasë përgjithmonë si një histori e bukur dashurie mes Benzema dhe Real Madrid". Lexo më tej:Real Madrid, lamtumira zyrtare e Karim Benzema: “Një prej legjendave të mëdha” Benzema do të fillojë tashmë aventurën e re nga klubi saudit Al Ittihad. Me arabët francezi ka nënshkruar tashmë deri në qershor 2025, me opsion për një sezon të mëtejshëm. E pagesa që do të përfitojë është rreth 200 milionë euro në sezon.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI