Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Maldini drejt lamtumirës, mosmarrveshje të forta me Cardinale: hipoteza Tare te Milan?

Lapsi.al 5 June 2023
Maldini drejt lamtumirës, mosmarrveshje të forta me Cardinale:

Një vit më vonë konflikti kthehet sërisht e Paolo Maldini duket më larg nga Milan. Gjithçka ndodhi një ditë pas javës së fundit të kampionatit, gjatë një takimi mes Gerry Cardinale dhe drejtorit të zonës teknike të AC Milan. Takimi ishte planifikuar prej disa ditësh dhe u zhvillua në një hotel në qendër të Milanos. Të dy kanë biseduar për tema të ndryshme dhe është shfaqur një distancë këndvështrimi për perspektivat e klubit. Siguri nuk ka, por është e lehtë të mendosh se distancat kanë qenë mjaft të mëdha mbi operacionet e ardhshme të merkatos. Pastaj përplasje ka krijuar edhe buxheti në dispozicion. E, ndoshta, edhe në autonominë e punës që Maldini ka kërkuar gjithmonë për veten dhe për krahun e tij të djathtë Frederic Massara.

Çfarë do të ndodhë tani është e vështirë të thuhet. Nga Milan nuk rrjedh asnjë informacion. Por nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi dhe mes tyre edhe ajo e një lamtumire të Paolo Maldini. Një lamtumirë që ndoshta do të shoqërohej me atë të Massara. E që do të vinte menjëherë pas asaj të Ibrahimovic, një tjetër pikë referimi shumë e rëndësishme për skuadrën. E nëse mendon se tashmë Igli Tare, një i preferuar i kuqezinjve, është larguar nga Lazio, hipoteza e zëvendësimit nuk duket e vështirë.

Lexo më tej: E bujshme, pas 18 vitesh Igli Tare njofton largimin nga Lazio: “Prej kohësh e kisha menduar këtë zgjedhje”

ÇFARË MUND TË NDODHË...

Gjithçka mund të zgjidhet edhe me një “marrëveshje”, le ta quajmë kështu, në gjysmë të rrugës mes Red Bird dhe ish-kapitenit të Milan. Por edhe kjo është vetëm një nga mundësitë, kur po zhvillohen reflektime të rëndësishme. Po aq të rëndësishme sa ditët në vijim. Përtej zgjedhjeve personale, Milani duhet të fillojë të lëvizë në merkato për të mos rrezikuar asgjë. Si bëri një vit më parë, kur humbi një muaj dhe më pas u detyrua të shpejtojë duke kryer edhe ndonjë gabim të rëndësishëm.

Fakti është se rrota, duke u rrotulluar, është kthyer në pikën e saj fillestare. Një vit më parë pritej rinovimi i dyshes Maldini e Massara, gjë që ishte e sigurtë pas titullit. Sot Maldini e Massara duhet të presin për të kuptuar se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tyre dhe të Milanit.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI