Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Roma, ovacioni drithërues i Olimpico për Jose Mourinho: "Unë do të qendroj këtu"

Lapsi.al 5 June 2023
Roma, ovacioni drithërues i Olimpico për Jose Mourinho: "Unë
Nga njëra anë lehtësia për konfirmimin e José Mourinho. Nga ana tjetër goditja e fortë e Tammy Abraham, që u largua nga fusha me një dëmtim të rëndë në gju që do ta mbajë larg fushave për rreth 5-6 muaj. Në fund të ndeshjes së fituar me përmbysje ndaj Spezia, verdhekuqtë garantuan hyrjen në Europa League të radhës. E kështu, trajneri portugez i lejoi vetes një xhiro në fushë, i shoqëruar nga ovacionet e tifozëve. Special One, i prekur emocionalisht, iu përgjigj atyre që e pyesnin nëse do të qëndronte. Gjesti i portugezitishte i pangatërrueshëm: duke treguar tokën dhe duke imituar një elokuente "Unë do qendroj këtu". Portugezi i jep fund kështu dilemave për të ardhmen e tij, që edhe për një sezon do të jetë në Romë. Kontrata e Jose Mourinho me Romën skadon në vitin 2024 dhe Mou ka refuzuar ofertën e Chelsea. Portugezi kishte thënë se ai dëshironte të fliste fillimisht me Friedkin. Divorci dukej i sigurtë, sepse në sfond ishte edhe PSG. Është e qartë se, në rast se ai nuk ka siguri për dëshirën e klubit verdhekuq për të krijuar një ekip rivalizues, ai do të largohej. Siguri që siç duket e marrë. Një dalje nga Roma pas dy vitesh dashuri, me trajnerin që fiton 7 milionë neto. Në Paris paga do të ishte sigurisht shumë më e lartë, ashtu si dhe mundësitë e shpenzimeve në merkato. Por ndonjëherë vlen zemra. Shumë të ndryshme ndjesitë që shoqëruan dëmtimin e Abraham, që për më tepër ishte lojtari në qendër të merkatos. Sulmuesi anglez u largua nga fusha me barelë dhe i përlotur. Në vend të tij u aktivizua Wijnaldum, i përshëndetur me goditje nga Olimpico. Testet që iu nënshtrua ish-sulmuesi i Chelsea gjatë natës konfirmuan atë që të gjithë kishin frikë: "Trauma shembje me dëmtim të ligamentit të majtë të kryqëzuar anterior të gjurit". Lexo më tej: Video/ Mourinho tërbim e zhgënjim: flak medaljen në tribunë pastaj ofendon arbitrin Taylor në parking

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI