Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Tapet i kuq, lot e thumba tifozëve të Veronës për Mbretin Ibrahimovic: lamtumira e një kampioni

Lapsi.al 5 June 2023
Tapet i kuq, lot e thumba tifozëve të Veronës për Mbretin
Milani e përfundoi kampionatin duke mposhtur Veronën 3-1, por në fishkëllimën e fundit, të gjithë sytë ishin mbi Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez, i emocionuar që para ndeshjes nga homazhi i sektorit Curva Sud, i tha lamtumirë futbollit të luajtur nën duartrokitjet dhe koret e tifozëve të Milan: "Ka ardhur koha për t'i thënë lamtumirë futbollit, por jo Milan. Më pritët krahëhapur dhe do të jem milanist për gjithë jetën”.

IBRA I JEP LAMTUMIRËN FUTBOLLIT

"Ka ardhur koha për t'i thënë lamtumirë futbollit, jo Milanit". Kështu Zlatan Ibrahimovic i dha fund karrierës së tij si futbollist i përbërë nga 988 ndeshje dhe 573 gola në të gjitha garat.

FJALËT E FALENDERIMIT TË IBRAHIMOVIC: "MILANIST PËRJETË"

“Nuk mund të marr frymë, por ska gjë. Kam shumë kujtime dhe emocione brenda këtij stadiumi”. Ibrahimovic më pas iu drejtua tifozëve të Veronës që po e fishkëllenin: “Fishkëlleni, fishkëlleni, ky është momenti më i mirë i vitit tuaj”. Lexo më tej: Lamtumirë Milan, Ibrahimovic e mbyll me kuqezinjtë i dëmtuar: ceremonia në San Siro pas Veronës

HYRJA NË FUSHË ME TAPET TË KUQ

Dukshëm i prekur, Zlatan Ibrahimovic hyri në fushë duke ecur në një tapet të kuq duke trokitur dorën me të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin e klubit të AC Milan. Një lamtumirë pas një totali prej 163 paraqitjeve dhe 93 golave. Për ta respektuar, të gjithë shokët e skuadrës kanë firmosur me autografe fanella me numërn 11. “Herën e parë që erdha te Milan më dhatë lumturinë, herën e dytë më dhuruat dashuri. Falënderoj familjen time për durimin e tyre, pastaj familjen e dytë ose më saktë lojtarët dhe trajnerin me stafin e tij. Faleminderit edhe drejtuesve për mundësinë që më keni dhënë. Gjithashtu falënderoj nga zemra ju tifozët që më keni pritur krahëhapur. Do të jem tifoz i Milan për gjithë jetën."

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI