Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Inter në finalen ndaj City me "heronjtë" e Tripletës: Zhang fton në Stamboll edhe Morattin e Pellegrinin

Lapsi.al 4 June 2023
Inter në finalen ndaj City me "heronjtë" e Tripletës:

Pothuajse të gjithë heronjtë e skuadrës së Tripletës, presidenti Massimo Moratti dhe paraardhësi i tij, Ernesto Pellegrini, do të jenë në Stamboll për ta shtyrë ekipin drejt një suksesi historik. Steven Zhang ka ftuar të gjithë protagonistët e finales së Champions League, të fituar në Madrid më 22 maj 2010, të shtunën në stadiumin Ataturk. Ai shpreson se shpirti i atij ekipi do të udhëheqë atë të teknikut Simone Inzaghi. Ashtu si në Bernabeu, prania e disa kolonave të Grande Inter të Herrerës kishte “ndriçuar” kapitenin Zanetti dhe shokët e tij kundër Bayern Munich. Jo të gjithë anëtarët e formacionit 2010 i janë përgjigjur ftesës deri më tani, por shumë do të jenë atje.

MORATTI E ZHANG

Natyrisht nuk mund të mungonte ftesa për ish-presidentin Massimo Moratti, familja e të cilit shkroi historinë e zikaltërve me trofe. Petrolieri ka një marrëdhënie të thellë me familjen Zhang dhe Steven ka folur shpesh me ish-pronarin zikaltër. Zhang e krijoi këtë raport sapo mbërriti në Milano dhe, më pas, kur mori detyrën nga Thohir. Ai kishte inteligjencën për të "thithur" interizmin e Morattit, për të marrë këshilla prej tij në vitet e para. E si Moratti, tani edhe ai ka filluar të fitojë. Ai ka pesë trofe në vitrinën e tij dhe tani i mungon Champions që Angelo dhe Massimo Moratti e kanë ngritur lart. Në Stamboll do të jetë edhe Ernesto Pellegrini që kishte triumfuar në Evropë para Morattit, por duke festuar dy herë me Kupën UEFA. Janë të ftuar gjithashtu të gjithë punonjësit aktualë të klubit që do të fluturojnë me charter të organizuar nga shoqëria. Familjarët e lojtarëve do të nisen të premten, një ditë para finales, ndërsa skuadra të enjten.

ZYRTARËT E FTUAR

Në kryeqytetin turk nuk do të mungojë as kryebashkiaku Giuseppe Sala, i cili sipas traditës do të jetë i ftuar nga UEFA-s. Ashtu si edhe kolegu i tij nga Mançesteri. Nga Nyon është nisur edhe ftesa për ministrin e Sportit, Andrea Abodi. Si anëtar i Ekzekutivit (dhe nënkryetar) i UEFA-s natyrisht do të jetë presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI