Flash

Inzaghi zbulon recetën e Inter për finalen e Champions: "Me City duhet të dimë të vuajmë e të luajmë futboll"

Lapsi.al 4 June 2023
Inzaghi zbulon recetën e Inter për finalen e Champions: "Me City

Pasi përfundoi kampionatin me fitoren ndaj Torinos, Simone Inzaghi mund të përqendrohet në takimin më të rëndësishëm: finalen e Champions kundër Manchester City. "Sot City luante kundër United, i cili është një ekip i shkëlqyer. Ne do të duhet të jemi të aftë të vuajmë së bashku dhe të luajmë futboll, sepse duhet t'i heqim zotërimin, duke sulmuar me ekuilibër - shpjegoi trajneri i Inter -. Këtë javë do të përgatitemi, duke shpresuar të rikuperojmë të gjithë lojtarët. Ka shpresë, pastaj të shtunën do të jetë një sfidë e madhe, që ne të gjithë e presim me padurim”.

Në lidhje me ndjesitë e tij, Inzaghi tregon. “Është e qartë se është një emocion shumë i madh, por për fat kishim shumë gjëra në lojë. Që tani e tutje do ta shijoj më shumë së bashku me djemtë, stafin dhe gjithë botën e Inter - tha Inzaghi për Dazn -. Donim të fitonim Kupën e Italisë kur flitej vetëm për Stambollin, kështu që respekt grupit që e mbajti përqendrimin lart. 5 ndeshjet e fundit të kampionatit ishin të vështira, por djemtë bënë mirë. Tani mungon e 57-a dhe po shkojmë atje me besim”.

Brozovic dhe Lukaku ushqejnë ende dyshime për Stambollin, por kjo gjë nuk duket se e shqetëson teknikun. "I shohim çdo ditë. Nesër do të kemi një ditë pushimi, pastaj do të jetë një javë intensive. Do të jetë ndeshja e 57 dhe falë 56 të luajturave merituam më të rëndësishmen. Jemi rritur edhe falë disa humbjeve".

Ndryshimi i marshit të ekipit në javët e fundit ka një shpjegim për teknikun Inzaghi. "Ne nuk kemi pasur lojtarë të rëndësishëm si Brozovic dhe Lukaku për 5 muaj. Nuk duhet të jetë alibi, por ata janë shumë të rëndësishëm. Pastaj fitoret dhe trofet japin ndërgjegjësim, ekipi është rritur. Në muajt e fundit kemi kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, kemi rregulluar kampionatin dhe jemi kthyer në Champions League. Kemi fituar trofe dhe kemi arritur të realizojmë ëndrrën tonë për finalen. Tani do të luajmë me armët tona, duke e ditur që do të takojmë një ekip me vlerë absolute”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI