Flash

Video/ Arbitrat anglezë: "Të shokuar për agresionin ndaj Taylor". Ndalohen dy tifozë romanistë

Lapsi.al 3 June 2023
Video/ Arbitrat anglezë: "Të shokuar për agresionin ndaj
Shoqata e arbitrave të futbollit të nivelit më të lartë të Anglisë deklaroi se ishte "në dijeni të videove që qarkullonin në mediat sociale. Ato që tregonin Anthony Taylor dhe familjen e tij duke u keqtrajtuar në aeroportin e Budapestit. Ne jemi të tmerruar nga abuzimi i pajustifikuar dhe i neveritshëm ndaj Anthony dhe familjes së tij. E gjitha ndërsa përpiqen të kthehen në shtëpi pasi drejtoi finalen e Europa League. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Anthony dhe familjen e tij." Në video, Taylor dhe familja e tij shihen duke u shoqëruar nga siguria në aeroportin e Budapestit. Disa tifozë të indinjuar të Romës e ofenduan arbitrin anglez dhe hodhën një karrige në drejtim të tij. UEFA është ende në pritje të raportit të arbitrit të ndeshjes. Ka mbërritur ndërkohë edhe pozicionimi i Premier League: "Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar nga sulmi i papranueshëm ndaj Anthony Taylor dhe familjes së tij ndërsa ata ktheheshin nga finalja e Europa League. Askush nuk duhet të vuajë sjelljen e pafalshme që ai është dashur të durojë. Anthony është një nga zyrtarët tanë të ndeshjes më me përvojë dhe më të vendosur. E ne e mbështesim plotësisht atë dhe familjen e tij".

NDALOHEN DY TIFOZË TË ROMËS

Pas sulmit ndaj arbitrit Anthony Taylor nga disa tifozë të Romës në aeroport, policia hungareze arrestoi dy prej tyre. Njëri nga tifozët verdhekuq është liruar pas marrjes në pyetje sot. Ndërsa i dyti do të mbahet deri të hënën.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI