Flash

Messi, ndeshja e fundit me PSG: "Të martën njoftimi i Al-Hilal". Por Xavi nuk heq dorë

Lapsi.al 3 June 2023
Messi, ndeshja e fundit me PSG: "Të martën njoftimi i

“Këtu dyert janë të hapura”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi vetëm pak ditë më parë. E megjithatë, Lionel Messi duket se ka zgjedhur Arabinë Saudite. Këtë e raporton gazeta katalanase Sport, e cila citon burime brenda klubit blaugrana. E përditshmja spanjolle bën të ditur se Al Hilal do të zyrtarizojë nënshkrimin e 35-vjeçarit të martën më 6 qershor. Kampioni i botës me Argjentinën do të luajë ndeshjen e fundit kundër PSG sonte në mbrëmje. Sidoqoftë, blaugranat nuk dorëzohen: “Prioriteti është i qartë, fola me Messi dhe do të doja që ai të kthehej. Nga ai varet”, tha Xavi në prag të ndeshjes së fundit të Liga në shtëpinë e Celta Vigo.

Messi është bindur nga kontrata faraonike që i propozuan sauditët. Flitet për 400 milionë euro në sezon, dyfishi i asaj që fiton Cristiano Ronaldo te Al Nassr. Për më tepër, loja e vështirë e për ta kthyer në Barcelonë nuk nisi kurrë. Blaugranat nuk janë në gjendje t'i paraqisin atij një ofertë formale, duke pasur parasysh problemet e njohura ekonomike. Kështu që, kontaktet e shpeshta mes palëve nuk kanë çuar në një afrim konkret.

Sonte Messi do të luajë ndeshjen e fundit me PSG, më pas do të jetë i lirë. Njoftimi i një aventure të re (të artë) është fare i afërt.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI