Flash

Kvaratskhelia MVP i Serie A 2022/23: dominon Napoli, Juventus nuk ka asnjë “më të mirë”

Lapsi.al 3 June 2023
Kvaratskhelia MVP i Serie A 2022/23: dominon Napoli, Juventus nuk ka asnjë
Khvicha Kvaratskhelia është Lojtari më i mirë (MVP) i Serie A për sezonin 2022/23. Gjeorgjiani i Napolit ka mposhtur konkurrencën në përfundim të një sezoni ëndrrash, kurorëzuar me titullin kampion. Me 12 gola dhe 13 asiste në 33 paraqitje, shifrat mund të përmirësohen kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit. Kvara pason kështu Rafael Leao dhe bëhet më i riu që ka marrë ndonjëherë çmimin në Itali. Për më tepër, ai e bën këtë në vitin e tij të parë, gjë që e kishte arritur vetëm Cristiano Ronaldo (në 2018/19). Provedel, Kim, Barella dhe golashënuesi më i mirë Osimhen u vlerësuan gjithashtu si më të mirët në rolin e tyre. Fagioli mori titullin më i miri U 23 vjeç, i vetmi për një lojtar të Juventus. Renditjet janë hartuar duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të krijuara duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Hawk-Eye. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me K-Sport dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (me përjashtim të javës së 38). “Tani jemi në javën e fundit të atij që ka qenë një vit me emocione dhe kthesa të mëdha, që konfirmoi rikthimin e futbollit italian në nivelet më të larta – komentoi CEO i Lega Serie A Luigi De Siervo –. Në pritje të vendimeve të fundit, ne celebrojmë lojtarët më të mirë në Serie A TIM sipas pozicioneve. Lojtarë që sollën lojëra spektakolare në fushë dhe shprehën vlerat më të mira të sportit. Falënderojmë këta pesë kampionë dhe të gjithë lojtarët, klubet, trajnerët dhe teknikët e stafit që i kanë dhënë jetë një kampionati emocionues, duke u dhënë emocione miliona tifozëve që ndjekin garat tona nga e gjithë bota”.

MË I MIRI ABSOLUT: KHVICHA KVARATSKHELIA

SULMUESI MË I MIRË: VICTOR OSIMHEN

MESFUSHORI MË I MIRË: NICOLO BARELLA

MBROJTËSI MË I MIRË: KIM MIN-JAE

PORTIERI MË I MIRË: IVAN PROVEDEL

UNDER 23 MË I MIRË: NICOLÒ FAGIOLI

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI