Flash

Video/ Brozovic mbyll kampionatin e Inter me një fitore: shembet Torino, tani mendja në finalen e Champions

Lapsi.al 3 June 2023
Video/ Brozovic mbyll kampionatin e Inter me një fitore: shembet Torino,

Inter e mbyll kampionatin me fitoren 1-0 ndaj Torinos, mënyra më e mirë për të shkuar në takimin me historinë të shtunën e ardhshme. Tani mendja është e gjitha në finalen e Champions League kundër Manchester City, që fitoi sot FA Cup e në Stamboll ëndërron një tripletë historike. Ndeshja në Olimpico Grande Torino u vendos nga një goditje me të majtën në hyrje të zonës nga Brozovic, që befasoi Milinkoviç-Savic në minutën e 37'. Në pjesën e dytë Handanovic (ndaj Karamoh) dhe Cordaz (mrekulli ndaj Sanabria) shpëtuan rezultatin. Ndërsa shtylla i mohoi boshnjakut Dzeko dyfishimin (80'). Për Toron, vetëm vendi i tetë dhe shpresat evropiane të zhdukura përfundimisht.

Interi kthehet në shtëpi me "plaçkë" të plotë nga Torino dhe tani mund të synojë Stambollin me një vend të tretë të sigurt në kampionat. Zikaltrit kanë tashmë edhe sigurinë e pozicionimit para Milan në renditjen e Serie A. Toro shpenzoi një mundësi të madhe dhe përshëndet kampionatin pa mundur të fitojë edhe një herë në stadiumin e vet. Juric i mungon suksesi në shtëpi që prej 6 marsit, por këtë herë dhemb vërtetë, sepse para granatave ishte parashikuar një situatë që ishte ndoshta më unike se e rrallë. Në fund, fitoi Inter me golin e Brozovic në pjesën e parë. Për Torinon, lamtumirë vendi i tetë dhe rrjedhimisht lamtumirë ëndrrës europiane.

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/brozo.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI