Flash

Video/ Manchester City rrëmben FA Cup: dygolëshi i Gundogan thyen 2-1 Manchester United

Lapsi.al 3 June 2023
Video/ Manchester City rrëmben FA Cup: dygolëshi i Gundogan thyen 2-1

Manchester City fiton FA Cup 2022/2023. Në Wembley, skuadra e Guardiolës mposhti United 2-1 në derbin që u solli atyre triumfin e shtatë në kompeticion. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 sekondash falë Gundogan. Kapiteni, më pas, gjeti dygolëshin vendimtar (51') pas barazimit provizor të Bruno Fernandes me penallti (33') për Djajtë e Kuq. Ëndrra e “Tripletës”, një javë para finales së Champions League kundër Inter, është ende e gjallë.

E tani janë dy. Pas Premier League, Manchester City fitoi edhe FA Cup dhe mbajti gjallë ëndrrën e “Tripletës”. Gjithnjë nëse fiton në Stamboll ndaj Inter në finalen e Champions. Në Wembley, skuadra e Guardiolës mundi United 2-1 në derbin që u dha Citizens triumfin e shtatë në kompeticion. Guardiola, pas 12 sekondash, e pa veten në avantazh. Në spondin me kokë të Haaland të gjithë markuan De Bruyne duke lënë të lirë Gundogan, që shënoi golin më të shpejtë në historinë e FA Cup. Djajtë e Kuq u tronditën dhe kampionët e Anglisë e kuptuan se mund të fundosin goditjen. City u mundua të mbyllte ndeshjen dhe shkoi pranë dyfishimit me Haaland. Edhe formacioni i Ten Hag filloi të luante dhe në minutën e 33' barazoi rezultatin. Prekje me dorë në zonë i Grealish dhe, nga pika e penalltisë, Bruno Fernandes zhvendosi Ortegën, në portë në vend të Ederson, duke firmosur barazimin.

Në pjesën e dytë, megjithatë, erdhi menjëherë goli i 2-1, me Gundogan që mposhti De Gea në shtyllën e afërt. Pas një orë loje, ten Hag provoi të ndryshonte ndeshjen me Garnacho në vend të Eriksen, pastaj Weghorst në vend të Sancho. Argjentinasi për pak sa nuk barazoi me një goditje me të djathtën në shtyllën e largët ngjitur me shtyllën. Pastaj ishte Haaland në minutën e 83' që iu afrua golit që do të mbyllte ndeshjen. Në fund, një mundësi sa e bujshme aq edhe rokamboleske në rrëmujë e sipër para Ortegës. Topi goditi traversën dhe u kthye në kokën e McTominay (i cili hyri në lojë për Lindelof). Skocezi tentoi sërish, duke gjetur reagimin e portierit gjerman. Përfundoi 2-1 për Manchester City, që tashmë do të ketë mundësinë të bëjë "Tripletën" kundër Inter (pikërisht si Djajtë e Kuq në 1998/1999) duke fituar Champions League në Stamboll. Simone Inzaghi dhe Nerazzurrët janë paralajmëruar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI