Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Fjalët e Silvio Berlusconi pas shtrimit të gjatë në spital: “Kurrë nuk pata frikë”

Lapsi.al 4 June 2023
Fjalët e Silvio Berlusconi pas shtrimit të gjatë në spital:
Silvio Berlusconi është rikthyer për të folur pas shtrimit të gjatë në spital muajin e kaluar. Kavalieri e ka bërë këtë duke dhënë një intervistë për Il Giornale. Pas qëndrimit të gjatë në spitalin San Raffaele të Milanos, pronari i Monzas është rikthyer të flasë në publik. Në intervistën për Il Giornale ai shpjegoi atë që përjetoi në kohën e tij në spital. Ish-presidenti i AC Milan nuk ëhstë nga ata që frikësohen lehtë: “Frikë, sinqerisht jo. Asnjë sfidë nukmë ka trembur kurrë. Kam vuajtur shumë, kjo po, por gjithmonë kam pasur besim në ndihmën e Zotit, në aftësitë e personelit mjekësor dhe shëndetësor që më ka ndihmuar. E gjithashtu në stabilitetin e trupit tim”. Më pas Berlusconi vazhdoi: “Ndjeva rreth meje dashurinë e kaq shumë njerëzve, kam marrë urime nga shumë miq. E gjithashtu nga kundërshtarë politikë, të cilëve u jam veçanërisht mirënjohës”. Një mesazh të veçantë Berlusconi ka dhënë edhe për bashkëshorten e tij dhe familjen: “Por këtë herë kishte edhe diçka më shumë: përkushtimi absolut, ëmbëlsia dhe vëmendja e vazhdueshme me të cilën bashkëshortja ime Marta më ka qëndruar pranë në çdo moment. Ajo, fëmijët e mi, vëllai im, më bënë të ndjej çdo ditë bukurinë e dashurisë që një familje është në gjendje të japë. Në këtë e konsideroj veten një njeri shumë me fat.” Dhe më pas, në lidhje me punën, Berlusconi tregon: “Nuk kam pushuar kurrë së punuari, as nga terapia intensive. Isha në kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët e mi, drejtuesit dhe parlamentarët e Forza Italia. Zgjedhjet administrative duhej të përgatiteshin dhe në dritën e rezultateve duhet të them se jam shumë i kënaqur me punën e bërë”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI