Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Video/ Fundi i hidhur i Leo Messi në Paris: argjentinasi fishkëllehet, PSG thyhet 3-2 me përmbysje

Lapsi.al 4 June 2023
Video/ Fundi i hidhur i Leo Messi në Paris: argjentinasi fishkëllehet,
PSG arrin tia prishë gjithnjë festën vetes, sidomos kur nuk duhet. Ishte ndeshja e fundit e sezonit, kundër një ekipi modest si Clermont. E megjithatë klubi i emirit të Katarit arriti ta shkatërrojë mbrëmjen, duke humbur 3-2 para tifozëve të tij. Nga ana e tyre ata shënjestruan Leo Messin, duke i markuar herën e fundit si parisien me fishkëllima. Argjentinasi largohet nga Ligue 1 pa arritur të udhëheqë PSG-në drejt triumfit në Champions League. Megjithatë, një kontratë miliardere në e pret në Arabinë Saudite, gjithnjë nëse nuk kthehet te Barcelona.

DUARTROKITJE E FISHKËLLIMA

Ndërkohë, Messi, lideri i renditjes për asiste (16), largohet mes fishkëllimave dhe me një humbje që mund ta shmangte në minutën e 54', por e majta e tij shkoi lart. PSG avantazhin e mori me Ramos (16'), edhe ai në ndeshjen e lamtumirës, por ndryshe nga argjentinasi u brohorit nga stadiumi. Ish-kapiteni i Real ishte ndër të paktët që u mbështetën nga ultrasit e PSG që intonuan kore edhe në mbështetje të Sergio Rico, portierit rezervë që është rëndë në spital pas rënies nga kali. Dyfishimi mbajti firmën e Mbappé, me një penallti (19') që e bëri golashënuesin më të mirë për të pestën herë radhazi, si vetëm Papin, Leëandoëski dhe pikërisht Messi kishin bërë në të kaluarën. Më pas nisi përmbysja e Clermont. Gastien përfitoi nga një rrëmujë mes Verratti dhe Donnarumma (24'), pastaj Zeffane (46') dhe Kyei 63' kompletuan misionin.

VERDIKTET

PSG përfundoi kështu me një pikë të vetme avantazh ndaj Lens, që u kualifikua direkt në Champions League. Marseille ndërkohë duhet të kalojë përmes paraeliminatireve. Me fitoren në Brest (1-2), Rennes shkon në Europa League, duke ia rrëmbyer Lille, që u ndal në Troyes (1-1) dhe shkoi në Conference. Nantes shpëtoi me fitoren 1-0 ndaj Angers. Kështu, ishte Auxerre që zbriti në Ligue 1, i mposhtur nga Lens (1-3), së bashku me Ajaccio, Troyes dhe Angers.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI