Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Video/ Monitorimi i pakuptueshëm i Roshit e shpluhërosja e Sadikut: Sylvinho zbulon planin e tij për të zhytur Moldavinë

Lapsi.al 5 June 2023
Video/ Monitorimi i pakuptueshëm i Roshit e shpluhërosja e Sadikut:

Kundër Moldavisë e Ishujve Faroe kërkohen dy fitore. Në llogaritë e teknikut Sylvinho janë 6 pikë, që do ta kërcënonin Poloninë e Çekinë dy favoritet e grupit tonë eliminator. “Mundësia për të fituar një ndeshje është - tha tekniku i kombëtares Sylvinho në konferencën për shtyp -. E përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikë. Rezultati nuk është diçka që dihet pasi kemi 7 ndeshje të rëndësishme që duhen fituar. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj do të kem tjetrën”.

SADIKU, TRE VJET NGA HERA E FUNDIT

Në këtë këndvështrim, ndryshe nga Polonia, diferencën do ta bëjë lojtarët ofensivë. Uzuni mbetet pika fikse e blinduar nga golat e beratasit me Granadën e tij, por pas 3 vitesh Sylvinho ka kthyer kuqezi Armando Sadikun. Autori i golit të vetëm në Euro2016 ishte lënë në harresë, por është një që portën e njeh mirë. Braziliani Sylvinho zbuloi edhe arsyet e thirrjes së tij, bashkë me Ernest Muçin: “Muçi vjen nga një formë mjaft e mirë, e meriton që të jetë këtu me ne dhe të ndihmojë skuadrën. Me Sadikun kam folur më përpara. Ai kthehet këtu pas gati tre vitesh. Është një simbol për Kombëtaren. Është një lojtarë që e njeh mjaft mirë zonën, golin”.

Lexo më tej: Sylvinho gjen portier, rikthehen mbrojtësit: ja risitë e listës së Kombëtares për Moldavinë & Ishujt Faroe

PËRJASHTIMI I ROSHIT

Kontestimet më të forta të listës Sylvinho erdhën për lënien jashtë të Odise Roshit. Shigjeta kuqezi nuk është preferuar nga Sylvinho, që megjithatë nuk i ka mbyllur dyert e kombëtares lojtarit: “Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares”.

MESAZH PËR KUMBULLËN

Shqipëria rigjen lojtarë të rëndësishëm. Sylvinho mund të besojë tashmë mbi qendërmbrojtësit e Serie A Gjimshiti e Ismajli, edhe pse humbi Kumbullën. Në mesfushë pastaj rikthehet pas dëmtimit edhe Bare, por telashet nuk i ndahen kombëtares që duhet të gjejë një zëvendësues për Gjasulën, i dëmtuar pak ditë më pare: “Do të shkojmë me këto lojtarë që kemi, pa ndryshime. Është një moment delikat siç e thashë më parë pasi disa lojtarë kanë luajtur e disa kanë pushuar. Kam 26 lojtarë edhe pse kisha thirrur 27. Dua të jap një mesazh për Kumbullën që u dëmtua rëndë me Romën dhe me Poloninë bëri një ndeshje të madhe. Do të na mungojë një lojtar si ai dhe shpresoj të rikthehet shpejt në Kombëtare”.

https://www.youtube.com/live/ciYwpvnLetI?feature=share

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI