Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Maldini e Massara ikin nga Milan, Cardinale promovon Furlani e Moncada: ja si do të ndryshojë Milan

Lapsi.al 6 June 2023
Maldini e Massara ikin nga Milan, Cardinale promovon Furlani e Moncada: ja si do
Gjysmë ore apo diçka më pak: kaq zgjati takimi, i cili u zhvillua pasditen e së hënës në një hotel në qendër të Milanos. Numri 1 i Milan, Gerry Cardinale dhe menaxheri i kuqezinjve, Paolo Maldini ndanë rrugët aty. Asnjë përballje mes të dyve, por një komunikim i thatë i përfundimit të marrëdhënies nga Red Bird. Ish-kapiteni i kuqezinjve bazohet në një vizion të ndryshëm të strategjive të klubit. Kështu, Maldini kërkoi një përforcim të skuadrës me emra 'garantues' për të qenë konkurrues në Itali dhe në Evropë. Cardinale nga ana e tij fokusohet më shumë te talentet që duhen rritur në shtëpi, sidomos pas zhgënjimit në merkato (De Ketelaere dhe Origi). Maldini, i cili i mori rolin e drejtorit teknik nga qershori 2019, largohet kështu përfundimisht. Bashkë me të edhe krahu i tij i djathtë Frederic Massara. Drejtori teknik dhe drejtori sportiv kishin një kontratë që skadon në qershor 2024. Mungon vetëm divorci zyrtar nga skuadra pas fitimit të një titulli vitin e kaluar, gjysmëfinales së Champions League dhe kualifikimit të tretë radhazi në Kupën më prestigjioze të Europës. Nga ana tjetër, është konfirmuar besimi tek Stefano Pioli, që do të qëndrojë në pankinë. Lexo më tej: Maldini drejt lamtumirës, mosmarrveshje të forta me Cardinale: hipoteza Tare te Milan? Një kthesë e vërtetë brenda Milan, që disa lojtarë, nga Leao te Theo Hernandez e Maignan, e kanë marrë shumë keq. Siç raporton ‘Repubblica’, sulmuesi portugez, shumë i afërt me Maldinin, mbrëmjen e së hënës vonë ka publikuar një postim në Twitter me një emoticon duke shprehur hutim në rrjetet sociale. Referenca ndaj lajmeve të shoqërisë duket e qartë.

Si ndryshon Milani tani?

Dy figurat e Maldinit dhe Massara nuk do të zëvendësohen nga menaxherë të rinj nga jashtë. Revolucioni i kuqezinjve parashikon një rishpërndarje të roleve brenda klubit. Vullneti i Cardinale është të menaxhojë kompaninë personalisht. Ai do të jetë më i pranishëm në Milano sesa ka qenë deri tani. Më shumë kompetenca pastaj në duart e Giorgio Furlani, CEO që nga nëntori i kaluar, që do të menaxhojë merkaton. Pastaj 'promovimi' i shefit të skautingut Geoffrey Moncada, i cili do të përfshihet në strategjitë që do të ndiqen për të arritur objektivat e vendosura nga pronarët. Kështu, idea është e një Milani të besuar grupit e jo figurave individuale. Kursi i ri është gati të fillojë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI