Flash

Efekti Maldini trondit Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në rrjetet sociale: "Gjithmonë Milan?"

Lapsi.al 7 June 2023
Efekti Maldini trondit Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë

Kaos total në shtëpinë e Milan. Pas ndarjes së papritur dhe të bujshme nga Paolo Maldini, pritet edhe ajo e Massara. E ndërkohë kanë mbërritur reagimet e para sociale të lojtarëve më përfaqësues të skuadrës. Pas postimit të Rafael Leao, i cili sot bëri një histori ku imitonte vulosjen e gojës, radha ishte e Mike Maignan. Portieri francez postoi foton e prezantimit te AC Milan në historitë e tij në Instagram. Aty Maignan shfaqej me Maldini dhe Massara në krah duke korrigjuar mbishkrimi "gjithmonë Milan", me shtimin e një pikëpyetje.

Portieri francez ka një kontratë me klubin e Via Aldo Rossi deri në qershor 2026 me një pagë 2.8 milionë në sezon. Maignan dukej pranë një rinovimi dy vjeçar me një rregullim të pagës së tij në rreth 4 milionë. Në fakt, kontaktet e para mes palëve kishin qenë positive. Por lamtumira e stuhishme e dyshes drejtuese që e mori në Milano në verën e 2021 për 13 milionë mund të ketë ndryshuar gjithçka.

Lexo më tej: Maldini e Massara u përzunë nga Milan: skuadra e tërbuar me presidentin e merkato e bllokuar

Maignan tani po reflekton për të ardhmen e tij dhe po mendon nëse do të vazhdojë në Milano. E kjo ndodh pikërisht në ditën kur La Repubblica flet për një interes konkret të Chelsea. Thuhet se anglezët janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 60 milionë eurosh. Blues tashmë kanë kontaktuar me klubin kuqezi, ndërkohë që Mike pyet: Milan përgjithmonë?

EDHE TONALI, TOMORI E ADLI NË KRAH TË MALDINIT

Maignan

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI