Flash

Refuzoi 400 milionë euro në sezon, për të luajtur me Barcelonën: për ta bërë, Messi zgjodhi Inter Miami

Lapsi.al 7 June 2023
Refuzoi 400 milionë euro në sezon, për të luajtur me
Barcelona ose Miami, Miami ose Barcelona. E ardhmja e Lionel Messi ka dy destinacione, me emërues të përbashkët detin dhe diçka më shumë. Hipoteza e milionave që e çonte në Arabinë Saudite duket se është zbehur. Pikërisht kështu, sepse janë nxehur bisedimet për ta sjellë Pleshtin te Inter Miami në MLS. Pastaj është Barcelona që për argjentinasin do të thotë shtëpi, familje. Këto ndjenja vënë në dyshim gjithçka, në kërkim të një zgjidhje që t'i kënaqë të gjithë, lojtarin të parin. Dy botë të ndryshme, skenarë dhe pritshmëri të kundërta brenda dhe jashtë fushës. E megjithatë, ato mund të përzihen në një nga ato marrëveshje shumë të komplikuar. Inter Miami, në fakt, duket se ka një avantazh në mundësinë e nënshkrimit të kontratës me Lionel Messi. Asgjë për t'u habitur, duke qenë se kontaktet dhe bisedimet vazhdojnë prej vitesh. Por sigurisht avantazhi ka një konteskt të çuditshëm. Negociatat mes MLS - që menaxhon kontratat e të gjithë lojtarëve - dhe stafit të lojtarit janë gjallëruar. E, siç raportojnë burime të ndryshme të besueshme në Shtetet e Bashkuara, akordi mund të mbërrijë që në fillim të verës. Më saktë, menjëherë pas përfundimit të afatit: kontrata e Messit me PSG në fund të qershorit. Lexo më tej: 800 milionët e sheikëve nuk bindin aq shumë, babai i Leo Messi: “Ai dëshiron të kthehet te Barcelona” 35-vjeçari, në fakt, mund të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare dhe shumë të pasur me MLS. Destinacioni është Inter Miami, siç deklaroi biografi i tij Guillem Balague në Twitter: “Messi ka vendosur: Inter Miami”. Një lëvizje që do t'i lejojë të mbajë derën hapur për Barcelonën. Në fakt, siç shkruan L'Equipe, hipoteza e një huazimi 12-mujor te katalanasit mbetet e gjallë. Një vit tjetër si blaugrana përpara se të rikthehet për të përfunduar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI