Flash

Sheiku Al-Thani gati të bëjë çmenduri për Manchester United: 5,8 miliard euro për blerjen e klubit

Lapsi.al 7 June 2023
Sheiku Al-Thani gati të bëjë çmenduri për Manchester

Shitja e Manchester United mund të regjistrojë një hap vendimtar këtë javë. Sheiku Jassim bin Hamad Al-Thani, në garë me Ineos për blerjen e Red Devils, dërgoi një ofertë të pestë dhe të fundit në fillim të javës. Kjo është raportuar nga L'Equipe. Shifra e vendosur në tavolinë për klubin e famshëm anglez shkon në gati 5.8 miliardë euro. Sidoqoftë nuk mbaron me aq, sepse shifrës duhet t'i shtohen 1 miliardë euro të injektuara në arkën dhe infrastrukturën e klubit. Oferta ka të bëjë me blerjen e të gjithë aksioneve në klub, aktualisht në pronësi të familjes Glazer. Sipas burimeve pranë kandidaturës katariote, sheiku Al-Thani nuk do të shtyhet përtej kësaj oferte të fundit.

Al-Thani me këtë ofertë të pestë e ka shprehur të gjithë vullnetin për të blerë klubin e United. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, sheiku i ka vënë Glazer një afat 2 ditor. Deri të premten mund të negociohet në lidhje me kushtet e shitjes, por familja Glazer duhet të japë një përgjigje. Në garë me Jim Ratcliff, kjo ofertë e Al-Thani duhet të likuidojë çdo konkurrencë.

Lexo më tej:Ofertë e përbindshme për Manchester United: kush është Jassim Bin Hamad Al Thani

Nëse nga klubi nuk ka një përgjigje përfundimtare deri të premten, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Oferta do të mbetet e njëjta 5.8 miliardë euro por sheiku nuk do të pranojë më negocime me drejtuesit aktualë. Do të pranojë vetëm përgjigje për po ose jo.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI