Pep Guardiola i gëzohet barazimit në Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. "Kur po luanim më mirë ne, ata shënuan. Kur po luanin më mire ata, shënuam ne - shpjegoi tekniku i Manchester City pas ndeshjes -. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Është një gjysmëfinale. Të mërkurën e ardhshme kemi një finale në shtëpi me tifozët tanë. Kevin shënoi një gol fantastik dhe në fund patëm disa raste të mira”. Për Real Madrid, Guardiola ka vetëm elozhe: "Është shumë impenjativ. Ata janë kaq të mirë, kaq ekspertë me cilësinë e tyre, por edhe ne jemi".
“Ishte një ndeshje e ekuilibruar, në disa momente dukej si ajo e vitit të kaluar – shtoi Guardiola –. Mendimi im për Real është gjithmonë i njëjtë, kualifikimi do të vendoset në Mançester”.
MEFSHTËSIA E HAALAND
Haaland nuk gjeti hapësira. Guardiola shpjegon arsyen: “Hapësirat mes Camavinga dhe Carvajal nuk ishin të zëna nga qendërmbrojtësit. Mbetën dy qendërmbrojtësit mbi Haaland, hapësirat u pushtuan nga Valverde dhe Kroos. Të dy qendërmbrojtësit mbetën te sulmuesi”.
Lexo më tej: Video/ “E pashë që doli, se kuptoj ku ishte VAR”: publikohen pamjet golit të parregullt të City, tërbohet Ancelotti
Për sfidën e kthimit dhe shanset e kualifikimit, tekniku spanjoll shpjegoi: "Do të jetë një lojë jashtëzakonisht e vështirë. Do të shohim nëse mund të mbrohemi më mirë dhe të kemi më shumë rrjedhshmëri në sulm". Praktikisht askush nuk i jepet euforisë, edhe për shkak se 1-1 nuk jep asnjë garanci me dy klube të mëdha në fushë.
Guardiola e mbylli ndeshjen me të njëjtët lojtarë që e filluan, duke mos bërë asnjë zëvendësim. Një zgjedhje deri diku e pazakontë, që tekniku e motivon. "Sepse mendova se ata që ishin po luanin mire. Ata që luajtën kanë një klas të caktuar, janë lojtarë që e mbajnë topin mirë. Madrid ka lojtarë që bëjnë tranzicione në vrap dhe nëse loja bëhet e çmendur, ne nuk jemi të nivelin e tyre".