Flash

"Sulm ndaj kundërshtarit": Disiplina i mbyll sezonin Behiratche, lojtari nuk do të luajë më për Tiranën

Lapsi.al 9 May 2023
"Sulm ndaj kundërshtarit": Disiplina i mbyll sezonin Behiratche,

Një goditje e fortë për Tiranën, dënimi i dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së për Jocelyn Behiratche. Qendërmbrojtësi bardheblu është dënuar për 5 ndeshje, pas gjestit të bërë ndaj Gjinollarit në sfidën me Teutën në kampionat. Disiplina e ka konsideruar "sulm ndaj kundërshtarit" reagimin e tij në ndeshjen e javës së 32 të Superiores.

Behiratche zgjati krahun për të penguar kundërshtarin që ra përtokë. Fillimisht Hamiti nuk e vuri re gjestin e mbrojtësit. Thirrja në VAR e rishikimi i imazheve i kushtuan lojtarit të Tiranës kartonin e kuq. Tani erdhi edhe vendimi për 5 javë pezullim, që mbyllin sezonin dhe aventurën bardheblu të Behiratche.

Me katër ndeshje deri në fund të kampionatit, vështirë se Tirana do të paguajë shlyerjen për gjysmën e dënimit pasi të ketë kaluar derbi me Partizanin. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk pranon të rinovojë kontratën me bardheblutë dhe është në thyerje të mardhënieve me klubin. Drejtuesit vendosën të mos e aktivizonin më 23 vjeçarin për sa kohë nuk firmoste zgjatjen e kontratës. Por në emergjencë lojtarësh, Shehi gjithësesi e ka reshtuar titullar lojtarin. Ky dënim me shumë mundësi mbyll edhe aventurën e Behiratche me Tiranën, në pritje të 1 qeshorit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, penalizohet për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

KF Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Skënderbeu e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, e pëson për provokim të publikut. Në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI