Flash

Video/ Di Lorenzo rrezikoi të binte poshtë: Kim e shpëton në mënyrë të pabesueshme gjatë festës së titullit

Lapsi.al 9 May 2023
Video/ Di Lorenzo rrezikoi të binte poshtë: Kim e shpëton në
Kim Min-Jae ishte protagonist i një shpëtimi vendimtar edhe jashtë fushës, gjatë festës së titullit në Maradona. Mbrojtësi korean ndërhyri në kohë për të shpëtuar Di Lorenzo, nga një rënie e dhimbshme. Të dielën e kaluar Napoli mundi të festonte së bashku me tifozët e tij pasi fitoi matematikisht titullin në Udine të mërkurën e kaluar. Fillimisht ishte fitorja 1-0 ndaj Fiorentinës, falë golit të Osimhen me penallti e pastaj festa në Maradona. Lojtarët dhe stafi i të kaltërve mundën të shprehnin gëzimin e tyre të shoqëruar nga tifozët napolitanë. Protagonist i festimeve ishte edhe Kim, i cila bëri një ndërhyrje shpëtuese, këtë herë jashtë fushës. Koreani ishte një nga mbrojtësit më të mirë në kampionat. Forca e tij fizike dhe mbi të gjitha tempizmi i tij e bënë atë një kundërshtar shumë të vështirë për të gjithë sulmuesit. Por pasi dha maksimumin në fushë, ish-lojtari i Fenerbahçe bëri një ndërhyrje të shkëlqyer edhe gjatë festimeve. Mbrojtësi në fakt u filmua duke shpëtuar kapitenin Di Lorenzo nga një rënie e keqe. Anësori i Napolit ishte me fytyrën e kthyer nga tifozët për të festuar. E duke bërë disa hapa mbrapa, nuk e kishte vënë re se nuk kishte më dysheme pas tij. Ishte Kim ai që e vuri re dhe para se Di Lorenzo të hidhte hapin vendimtar, lëvizi për ta shpëtuar nga një rënie e keqe. Kohët e reagimit të mbrojtësit në këtë rast ishin vërtet mahnitëse, duke treguar se vëmendja e tij nuk ulet kurrë. As pas përfundimit të ndeshjes dhe në një kohë kur të gjithë po ekzaltoheshin në emocionet e gëzimit.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI