Flash

Kupa/ Egnatia ndaj Vllaznisë për tu futur në histori: Tirana për hakmarrje në Durrës me tre ‘të skualifikuarit’

Lapsi.al 10 May 2023
Kupa/ Egnatia ndaj Vllaznisë për tu futur në histori: Tirana

Koha e të vërtetës. Katër skuadra do të kërkojnë ditën e sotme të drejtën për të shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2022-2023. Tirana do të udhëtojë në Durrës, ku Teuta do të tentojë misionin më të vështirë, për të përmbysur tre golat e vajtjes. Ndërsa në Rrogozhinë Egnatia e Vllaznia do nisin gjithcka nga në ekuilibër.

Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë. Shkodranët vijnë si fitues të dy edicioneve të fundit të Kupës së Shqipërisë. Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00.

Lexo më tej: Video/ Barazim me zemër në dorë në Loro Boriçi: Hoxhaj shpëton Vllazninë në shtesë kundër Egnatias

KUPA E SHQIPËRISË

Gjysmëfinalet e para/26.04.2023

Vllaznia 1–1 Egnatia “Loro Boriçi”

Tirana 3-0 Teuta, “Elbasan Arena”

Gjysmëfinalet e kthimit/ 10 maj 2023

Egnatia – Vllaznia, ora 14:00, “Egnatia Arena”

Teuta – Tirana, ora 17:00, “Niko Dovana”

Finalja / 01.06.2023

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj bardhebluve. Tirana fitoi lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes. Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00. Sa për rekord, Tirana vetëm katër ditë më parë doli e humbur në Durrës, po përballë Teutës në kampionat.

Lexo më tej: Video/ Tris golash për finalen: Tirana likuidon Teutën dhe e mbyll historinë që ndeshjen e parë

Sakaq, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023. Nëse Tirana është favorite për tu prezantuar në aktin e fundit të turneut, për fitoren e thellë në ndeshjen e parë, surprizat mund të vijnë nga Vllaznia e Egnatia. Shkodranët duan finalen e tretë radhazi, ndërsa skuadra e Tetovës të parën absolute në histori.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI